Dukesha është shtatzënë

Dukesha Kate Middleton është shtatzënë. Të paktën kështu ka pohuar mikesha e Kate, Jessica Hay. Ajo është mike e vjetër me bashkëshorten e princit William. Kujtojmë se Hay ka qenë “lajmëtarja” e fejesës e më pas e martesës mbretërore.
“Po planifikojnë që lajmin e shtatzënisë ta deklarojnë zyrtarisht në dhjetor. Të dy janë të vendosur dhe dëshirojnë të krijojnë familje. Disa herë e kanë diskutuar që të bëhen prindër në moshë të re”,- ka thënë Jessica për tabloid australian “New Idea”.
Ende nuk ka asnjë reagim nga pallati mbretëror, kështu nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim dhjetorin për të mësuar “zyrtarisht” të vërtetën./Indeksonline/