E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cifti i pleqve, tregtare droge

TIRANE - Nje burre dhe nje grua ne moshe te thyer, jane zbuluar te ishin trafikante drogash te forta dhe dje, policia komunikoi arrestimin e tyre. Burime zyrtare nga seksioni Kunder Droges, prane Policise se Tiranes, thane se kane mundur te identifikojne, ne saje te posedimit te informacioneve operative dy te moshuarit qe trafikonin kokaine. Policia arrestoi Kadri Kadriaj, 67 vjec dhe Fiqirete Kadriaj, 62 vjece, qe te dy lindur ne Kukes dhe banues ne Tirane. Ata akuzohen per konsumim te vepres penale te "Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Arrestimi i tyre u krye gjate nje kontrolli te imtesishem te ushtruar ne banesen e tyre, ku u gjeten nje sasi prej 5.5 grame, droge e forte, e llojit kokaine, e cila ishte e ndare ne 6 porcione.

Grupi hetimor, i cili ka mbetur i shtangur nga poseduesit e droges, shpjegoi se pak dite me pare, kishin marre informacion se ne banesen e ciftit te lartpermendur do gjenin kokaine, pasi ata merreshin me tregtimin e saj. Informacioni eshte dukur i pabesueshem, por eshte vendosur qe ata te mbahen nen vezhgim, ndersa prokuroria ka leshuar nje urdher kontrolli ne banese. Dy dite me pare, policia ka ushtruar kontroll ne banesen e tyre. Pikerisht rreth ores 16:00, kur Kadri dhe Fiqirete Kadriaj, perkatesisht 67 dhe 62 vjec, ndodheshin ne banesen e tyre ne rrugen "3 Vellezerit Kondi", ne Qytetin Studenti, kur disa oficere policie kane ushtruar nje kontroll te befasishem. Gjate kontrollit, policia ka mundur te gjeje brenda 5.5 grame kokaine, e cila ishte ndare ne gjashte porcione. Por, duke kontrolluar edhe me mire ne banese, uniformat kane zbuluar edhe nje vend, ku ishte vene nje peshore elektronike, qe sherbente per peshimin e kokaines.

Ndersa ne nje dollap ne dhomen e gjumit, policia ka mundur te gjeje rreth 212 mije leke, te cilat mendohet se jane fituar nga aktiviteti kriminal. Me gjetjen e provave te lartpermendura, drejtuesi i grupit hetimor ka vendosur qe burre e grua te shoqerohen ne Drejtorine e Policise se Tiranes, pasi nuk kishte njeri tjeter ne banese. Ata jane marre ne pyetje nga oficeri i policise gjyqesore, duke dhene deklaratat ne lidhje me drogen e gjetur ne banesen e tyre. Sipas tyre, drogen e kishin blere vete, pavaresisht se nuk kane treguar se tek cili person, per arsye se ishin te papune dhe pensionet nuk u dilnin per te jetuar.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›