E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohej ne Durres, arrestohet ne Vlore

DURRES - Nje 22-vjecar nga Shijaku, i shpallur ne kerkim qe prej tre javesh per tentative vrasjeje, u arrestua nje dite me pare ne mesdite ne qytetin e Vlores. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Durresit bene te ditur se, "Ismail Nuredini, 22 vjec, banues ne qytetin e Shijakut, akuzohet se ne 5 prill te ketij viti, ka qelluar me arme zjarri per motive te dobeta, mbi bashkeqytetarin e tij Olsi Ferizi, duke e plagosur ne kembe". Ne momentin e arrestimit, Nuredini po udhetonte i vetem me nje autoveture, prone e nje te afermi te tij. Nuredini ishte shpallur ne kerkim nga policia e Durresit pasi me date 5 prill 2009 ne qytetin e Shijakut per motive te dobeta ka tentuar te vrase me arme zjarri duke i shkaktuar demtime ne kembe, Olsi Ferizin 25 vjec. Ai eshte shoqeruar menjehere ne mjediset e Komisariatit te Durresit dhe do te perballet me akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Aktualisht ai ndodhet ne dhomat e paraburgimit, ne pritje te mases se sigurise. E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›