E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen 200 mije euro, ne kasaforte

Artan Cena

TIRANE - I hyjne ne banese nga tarraca dhe i marrin 200 mije euro ne kasaforte. Ngjarja e denje per skenar filmi, ka ndodhur mesditen e djeshme ne Tirane, kur biznesmeni Ilirjan Cela, pronari i nje firme ndertimi eshte perballur me te paprituren. Hetime intensive kane nisur nga policia, menjehere pas marrjes se telefonates, por asnje person nuk eshte ndaluar. Sipas policise, persona te paidentifikuar kane grabitur shumen e madhe te parave ne shtepine e nje biznesmeni ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen "Hamit Shijaku" ne kryeqytet, nderkohe qe policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes, pas sinjalizimit te te zotit te shtepise. Nga te dhenat e para, mesohet se shuma e grabitur eshte 200 mije euro. Kjo gje eshte bere e ditur nga burime zyrtare te policise.

Policia ben me dije se autoret dyshohet te kene hyre ne banese, duke perdorur tarracen e me pas kane hyre ne katin e 9-te, brenda ne apartament e kane hapur me force kasaforten ku biznesmeni mbante parate. Nuk dihen ende detaje rreth ngjarjes, dhe as rreth autoresise se saj. Dyshohet e autoret kane qene te mirinformuar, pasi kane vepruar me shpejtesi dhe jane larguar po ashtu, pa mundur te diktohen. Policia po heton per zbardhjen e grabitjes dhe per identifikimin e autoreve. Burime nga policia thane se, grabitesit mendohet te kene qene te pakten dy, te cilet kane hyre ne shtepine e biznesmenit dhe kane grabitur shumen e 200 mije eurove. Grabitja dyshohet te kete ndodhur ne oret e mesdites, kur ne banesen e Celes nuk ka pasur njeri. Autoret e vjedhjes kane zbritur nga tarraca e pallatit dhe mendohet te kene hyre nga dera e ballkonit. Me pas kane hapur kasaforten, ku kane gjetur shume e madhe te parave.

Ishte ora 16:30, kur nje telefonate ka mberritur ne policine e kryeqytetit dhe njoftonte per vjedhjen e madhe. Ne drejtim te vendit te ngjarjes jane nisur patrullat e Komisariati numer 3, si dhe efektivet e sektorit te Vjedhjeve, qe kane shkuar ne shtepine e ndertuesit ne rrugen "Hamit Shijaku" ne Tirane. Policia ka marre ne pyetje fqinjet e biznesmenit por asnje prej tyre nuk ka mundur te jape informacione qe cojne ne gjurmet e grabitesve. Gjithashtu ata kane marre ne pyetje dhe familjaret, por nuk kane bere te mundur zbulimin e autoreve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›