Prangoset i kerkuari, i denuar me 4 vjet burg
FIER - I kerkuar prej disa vitesh nga policia, eshte vene ne pranga nje 35-vjecar. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga burimet zyrtare te Policise se Fierit. Keto burime thane se, nje dite me pare, eshte vene ne prangat e policise Gezim Grembi, 35 vjec. Arrestimi i tij eshte bere mbremjen, duke gdhire dita e djeshme ne fshatin e tij. 35-vjecari Grembin eshte banor i fshatit Daullas komuna Qender, ne rrethin e Fierit. Policia tha se, arrestimit te ketij personi eshte bere pasi ishte i shpallur ne kerkim prej vitesh. Ndaj tij, Gjykata e shkalles pare Fier kishte dhene nje vendim, duke e denuar me 4 vjet e 4 muaj burg. Nderkaq qe policia tha se, ai kerkohej per dy akuza, ate te "trafikimit e mbajtjes se lendeve narkotike" dhe "falsifikim te kartave e dokumenteve te gjendjes civile". Ky person kishte disa vjet qe kerkohej prej policise. Ai eshte kapur teksa po shkonte per ne banesen e tij ne fshatin Daullas. Policia tha se, kishte marre informacione ne rruge operative per mberritjen e Grembit. Xh. B