E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomat false, nisin verifikimet në Elbasan

Elbasan- Vazhdon vitin e katërt të universitetit, ndërkohë që është verifikuar se kishte diplomë false të shkollës së mesme. Seksioni i Luftës kundër krimit Ekonomik ka verifikuar diplomën e shkollës së mesme të shtetasit G.S, 33-vjeç, lindur e banues në Rrogozhinë pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative.

Ky verifikim ka çuar në zbulimin e diplomës false të shkollës së mesme, të cilën rezultonte ta kishte marrë në gjimnazin “Partizani” në Tiranë.

“33-vjeçari nëpërmjet kësaj diplome ishte duke vazhduar fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit”- thanë burimet policore. Sipas tyre, në momentin e zbulimit të diplomës, ai vazhdonte vitin e katërt.

Mbi këtë shtetas rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve dhe për këtë do të procedohet. Ndërkohë që seksioni i Luftës kundër Krimit Ekonomik ka nisur verifikimet edhe për diploma të cilat ka sinjalizime për parregullsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›