Cikli: Eksperimenti me emrin komunizëm/ Heronj të tradhëtuar

Fundi i viteve njëzetë përforcoi pa dyshim industrializimin e ish-BS-së. Por ai u desh të ndodhte shpesh nën kushtet më primitive, me forca punëtore të pakualifikuara e analfabete – ndërsa propagandistët shtetërorë bërtisnin për triumfe. Dëshmitë konkrete nga ajo kohë flasin për zhvillimet e dhunshme e paradoksale që i shtruan rrugën drejt përparimit, Perandorisë së Kuqe Fundi i viteve njëzetë përforcoi pa dyshim industrializimin e vendit. Por ai u desh të ndodhte shpesh nën kushtet më primitive, me forca punëtore të pakualifikuara e analfabete – ndërsa propagandistët shtetërorë bërtisnin për triumfe. Detyra që bolsheviku i moçëm, Vassilij Ivanov, mban më 22 shtator 1928 në Këshillin e Lartë të Ekonomisë të Bashkimit Sovjetik në Moskë, është në fakt përmbushja e një vepre gjigante: i biri i një farkëtari nga Shën Petërburgu duhej të ndërtonte në Stalingrad, në brigjet e Vollgës, fabrikën e traktorëve më të madhe në botë. Ivanov, absolvent i Shkollës së Marinës dhe ish-montator hekurudhash, më parë ishte bashkëpunëtor i Policisë së fshehtë “Çeka” dhe drejtonte seksionet përkatëse në fabrikat metalurgjike. Ai i përket atyre njerëzve, pa të cilët Revolucioni i Leninit nuk mund të fitonte dhe me të cilët ai mund bënte gjithashtu edhe shumë armiq. Për një kohë të shkurtër, “kokëshkreti” në vitin 1918 u përjashtua përkohësisht nga Partia Komuniste, sepse gjatë gjuetisë ndaj kundrarevolucionarëve kishte hedhur në erë një portë manastiri me granatë. Në Moskë udhëheqja sheh në figurën e ashpër të këtij njeriu një person këmbëngulës për të përmbushur detyra të vështira, siç ishte dhe ajo e uzinës së traktorëve në Stalingrad. Gurin e parë të themelit për Uzinën e Traktorëve që do të mbante emrin “Feliks Gjergjinski”, që cilësohej si "e para uzinë plotësisht e BS-së në planin e parë pesëvjeçar", sovjetët e kishin hedhur qysh në korrik 1926. Projektideja ishte prezantuar nga vetë themeluesi i Çeka-s, Feliks Gjergjinski në janar të vitit 1925 për Komitetin Qendror. Por ndërtimi i saj kishte hasur në pengesa.Stalingradi vlerësohej si vendi ideal. Në brigjet e Vollgës, nga veriu mund të merrej dru për ndërtimin e saj dhe nga jugu vinte nafta, si karburanti që do vinte në lëvizje iniciativën. Qyteti në stepë mbartte në truallin e vet ndërkohë disa fabrika të përpunimit të drurit dhe industrisë së ndërtimit si dhe uzinën metalurgjike "Tetori i Kuq". Mendimi që sjell më vete Ivanov pas udhëtimit me tren nga Stalingradi, më 1 tetor 1928, është pak shpresëdhënës. Askush nuk del ta presë drejtorin e ardhshëm të uzinës. Ivanovi ecën shtatë kilometra më këmbë duke shkelur në baltën e llucën e kantiereve sovjetike. Atje punëtorët gjenin strehë nën kushte çnjerëzore në barakat që mbuloheshin nga shkurret vjeshtake. Nuk kishte as ujë e as kanale të ujërave të zeza. Vendndërtimi nuk kishte as rrethim e asnjë shenjë ndarëse nga pjesa tjetër e territorit. Ivanov i alarmuar nga ato që pa lajmëron Komitetin Qendror. Stalini më vonë do të informohej përditë mbi ecurinë e punimeve të saj. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror don të dëshmojë se shteti sovjetik mund ta ndryshojë botën si një prometè kolektiv, pajisur me teknikën më moderne. Qeveria sovjetike angazhon arkitetikitn amerikan me origjinë gjermane, Albert Kahn nga Detroiti për projektimin e veprës dhe fton çuditërisht jo pak por 380 specialistë amerikanë për të ndihmuar në ndërtimin e uzinës në brigjet e Vollgës. Rreth katër të katërtat e fuqisë punëtore arrin t`i grumbullojë organizata e Partisë Komuniste Sovjetike, “Komsomol”. Rinia leniniste dërgon 7200 të rinj nga mosha 16 vjeç; nga këta një e treta vajza nga të gjitha pjesët e Bashkimit Sovjetik. Ndër ta kishte edhe analfabete nga zonat më të humbura fshatare që kurrë më parë nuk kishin parë me sy një kaçavidë apo çelës të kalibruar. Mes tyre shpesh vihet re një drejtor me fytyrë të parruar me emrin Ivanov tek vjen në kantier me biçikletën e tij mitike dhe me një xhup lëkure tip alla-çekisti. Bosi që vuan nga kolera e me një mjekër alla -Charlie-Chaplin, me një zë të hollë, respektohet megjithatë shumë e shumëkush e ka frikë. Pasi drejtori i uzinës ia del të bëjë zap e të ngejë një nivel të atillë disipline, për të cilin më parë funksionarët vetëm kishin folur. Ndërtimi dalëngadalë shkon përpara. Në korrik 1929 karabinaja e hekurt është gati në sallën e madhe të prodhimit. Kushtet e punës e të jetesës në kantierin e ndërtimit janë ekstremisht të ashpra. Mungon veshja speciale dhe dorezat e punës. Në shumë raste punëtorët veprojnë me duar të zhveshura e të gjakosura, duke vendosur xhamat në kornizat e hekurta, ndërsa temperatura shënon 38 gradë celsius, e kombinuar shpesh me erën marramendëse të stepës ruse në sallën e prodhimit. Punëtorët duhet të strehohen fillimisht në gropa të mirëfillta nën tokë, të sajura si barake; më pas në çadra masive, e së fundmi në baraka druri ku mungon uji i pijshëm, ku s’ ka as mobilim minimal e shtrate për të fjetur. Insekte, buburreca e minj kanalesh u kalojnë shpesh në ambientet ku ata “shplodhen”. Ushqimi është mizerabël. Edhe vetë komunisti çek, Julius Fucik, i cili në vitin 1943 u ekzekutua nga nazistët pranë Berlinit, e përshkruan në një reportazh plot irritim atë gjendje: "15 ditë e njejta supë lakrash ......". Për të pasur një racion ushqimi të tillë, punëtorët duhej të qëndronin shpesh një orë në radhë. Buka ishte me kursim. Në qytetin e Stalingradit ndërkohë, siç bëjnë të ditura burime nga policia e fshehtë asokohe, në vitin 1929, me qindra njerëz të irrituar me atë gjendje skandaloze, mblidhen para dyerve të një shitoreje të madhe të kyçur nga mungesa e artikujve ushqimorë. "Ne po vdesim urie", pëshpërisin gratë komuniste që kishin shkuar asokohe nga Gjermania si vullnetare për të parë e kontribuar në ndërtimin e socializmit real. Propagandistët komunistë nga jashtë, të dërguar nga funksionarët sovjetikë në vendndërtime, i fshehin të tilla fakte duke i zbukuruar e mbushur me pallavrat e tyre të dirigjuara nga Moska. Uzinat e traktorëve në ndërtim, kujton komunistja Frida Rubiner në 1930, në librin e saj "Rryma e madhe", ishin "sprova e arrirë e ndërtimit të socializmit të madh" dhe tregonte një "Amerikë Sovjetike" në lindje e sipër. Se sa e rëndë ishte dhe se sa kushtonte e gjitha kjo përpjekje, na e jep edhe një ish-komunist gjerman dhe mekanik nga qyteti i Hanoverit, i cili punonte në atë vepër dhe në vitin1930 ia tregoi përshtypjet e tij një vizitori të huaj. Sipas tij, punëtorët e rinj nga fshati ishin "shumë të mefshtë e të prapambetur dhe argëtoheshin me kënaqësi në ato kushte" ...dhe.. "nga teknika ata s’ kuptonin asgjë". Pas një qëndrimi disamujor në SHBA, drejtori i uzinës, Vassilij Ivanov, tashmë kthehet si një mesazher i botës moderne në brigjet e Vollgës. Bosi i rinovuar nuk mban më atë fytyrë të parruar e atë xhup lëkure prej revolucionari, por kostume me stof anglez dhe kravata alla-amerikane. "Një yankee njëqindpërqind", i thonë shokët e vartësit shpesh me shpoti. Sovjetët duan të dëshmohen edhe më të shjpejtë e më efikasë se sa amerikanët. Inaugurimi i mega-uzinës shtyhet disa herë, derisa më 17 korrik 1930 traktori i parë që shkëlqen në ngjyrë gri, i tipit "International 15/30", lëviz me zhurmë në sallat e Uzinës së Stalingradit, shoqëruar nga duatrokitjet e thirrjet frenetike të punëtorëve, funksionarëve e drejtuesve sovjetikë të niveleve të ndryshme. Ndërkohë, një orkestër luan tingujt e "Internacionale"-s. Delegacione nga të gjitha anët e Bashkimit Sovjetik janë dërguar për të shijuar këtë festë të madhe socialiste. Kjo ishte atmosfera ndërsa gjërat në fakt nuk dukej se po shkonin si në vaj. Para se të bëhej inaugurimi gjuetia e shtrigave kish filluar. Në qershor dhe korrik 1930 uzinën e lënë vetëm pesë traktorë. Linjat e prodhimit qëndrojnë në më të shumtën e rasteve pa punë. Fonderia prodhon gizë e punëtorët farkëtojnë me forcë pjesë të ndryshme, por asnjë traktor - për çudi - nuk po prodhohet. Drejtori i uzinës, Ivanov, duhet të pranojë se “me entuziazëm të zhveshur dhe brohoritje, një uzinë moderne nuk mund të vihet në funksionim”. Moska dërgon specialistë teknikë që nisin të trajnojnë punëtorët. Në fakt prodhimi pëson ngritje deri në prill të vitit 1932, në shifrën 144 traktorë në ditë. Funksionarët moskovitë fillojnë të reagojnë edhe ndaj kushteve mjerane të jetesës e strehimit në barakat e punëtorëve. “Tek ju, traktorët po i hanë buburrecat”, deklaron Aleksandër Kozarev, shefi i Komsomolit, në qershor 1931, gjatë një vizite në uzinë. Nisin të ndërtohen kështu banesa me ujë të rrjedhshëm e banja me vaska, sipas standartit të kohës. Gratë e punëtorëve fillimisht nisin t`i përdorin këto si strehëza për të rritur gica dhe derra. Kryemjeku i ri i uzinës, i cili mbërriti aty i dërguar nga Moska në qershor 1931, i alarmuar urdhëron ndërtimin urgjent të stacionit të ndihmës së parë. Në një bodrum gjenden infermiere me përparse të njollosuara dhe të zhubravituara, të rrethuara nga mobilje të vjetra e të pista. Të mbytur nga insekte dhe mizat, ata në atë bodrum trajtojnë punëtorët e plagosur me pinceta e mjete mjekësore të ndryshkura. Por shumë shpejt, situata do të ndryshonte dhe aty do të ngrihej një poliklinikë moderne. Sigurisht, i mirëinformuar mbi kushtet e mjerueshme në uzinën simbol, por edhe për ndryshimet që ndodhën më pas, Stalini megjithatë në ditën e inaugurimit të veprës madhore, nuk denjoi të lëvizte nga Moska. Diktatori dëshmon në një telegram me 9 rreshta dashurinë dhe preferencën e tij të veçantë për këtë vepër ndërsa thoshte se: “50 mijë traktorët që ju doni t`i lëshoni çdo vit nëpër fushat e fshatrat e vendit tonë, janë 50 mijë granata që do të hedhin në erë botën borgjeze”. Fjalët e Stalinit për granatat ishin më shumë sesa një metaforë. Rreth gjysma e uzinës prodhon tashmë mjete dhe automobila luftarakë. Në fillim të vitit 1941, në Stalingrad vërshojnë tanket e parë të tipit “T-34”, të prodhuara në sallat e uzinës së mësipërme. Dy vjet më vonë, Vehrmacht-i gjerman dështoi në përpjekjen për të pushtuar Stalingradin. Në uzinën e traktorëve të bombarduar nga lufta, çdo sallë e cep i uzinës mbrohet me këmbëngulje nga ushtarët e punëtorët sovjetikë, ndër ta edhe 15-vjeçarë. Drejtori i uzinës Ivanov nuk i mbijeton dot betejës madhore. Kjo sepse që në shkurt 1938, agjentët e shërbimit të fshehtë e arrestojnë me urdhër të Stalinit. Revolucionari i moçëm ekzekutohet me akuzën e sabotatorit. Në vitin 1956, 3 vjet pas vdekjes së Stalinit, kasta e re sovjetike nën udhëheqjen e Hrushovit e rehabiliton atë dhe veprën e tij, si pjesë e një zinxhiri rehabilitimesh të nisura në atë periudhë të destalinizimit. Spastrimet staliniste njohën kulmin në vitet 1936-38, ku vetëm drejtues e nëpunës të uzinës së traktorëve të ekzekutuar ishin 38, ndër ta edhe kryemjeku i përmendur më lart. “Sa mjeshtra, sa punëtorë që dhanë aq shumë kontribut në ndërtimin e uzinës u zhdukën në atë kohë?- Qindra, mijëra?- Këtë s’ e di askush”, shkruajnë autorët e një përmledhje mbi historikun e uzinës së famshme të traktorëve sovjetikë, botuar në vitin 2005. Arma legjendare Fabrika “Feliks Gjergjinski“ prodhoi në fillim të vitit 1941 tanket e para të tipit “T-34”, që ndihmuan në fitimin e luftës ndaj gjermanëve. Gjatë një parade ushtarake ruse të vitit 2005 në Krasnojarsk (në foto) parakalon një model i kësaj serie Mekanizimi nën presion Në Stalingrad traktori i parë i prodhimit sovjetik del nga uzina në vitin 1930. „Feliks Gjergjinski“ – u pa asokohe si triumfi i “shtetit të punëtorëve e fshatarëve“. Por prodhimi në masë do të vinte vetëm kohë më vonë. ...