E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, keqtrajtohet polici, identifikohen 2 nga autorët

Tre persona kanë keqtrajtuar sot një punonjës të policisë së Gramshit. Polici 22 vjecar është gjetur në gjendje të rëndë në mes të rrugës. Policia identifikoi dy nga autorët e ngjarjes ndërsa po punon për identifikim e autorit të tretë. 

GRAMSH- Një polic i komisariatit të Gramshit është sulmuar nga tre persona dhe më pas është carmatosur dhe lënë në mes të rrugës. Ngjarja, e konfirmuar nga policia e këtij qyteti, ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm, kur në rrethana ende të paqarta punonjësi i policisë Bledi Kruja, 22 vjec është keqtrajtuar dhe më pas i është marrë pistoleta e shërbimit nga brezi. Polici është gjetur në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore. Pak orë pas ngjarjes policia identifikoi si autorë të sulmit Agim Kumbaro, 20 vjec, 16 vjecari me inicialet D.H, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit të tretë të sulmit. Policia ka ngritur grup pune për të hetuar dhe zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›