E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon Kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi

Gjatë vizitës në Shkup, Kryeministri Berisha u takua sot pasdite me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve të Maqedonisë (PDSH), z. Menduh Thaçi. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve në të dyja vendet.
Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e të gjithë faktorit shqiptar në zhvillimet Maqedoni, si dhe rolin e kontributin e PDSH-së jo vetëm në qeverisje, por edhe tani në opozitë.
Kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare e vlerëson shumë të rëndësishme implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe arritjet e bëra në këtë drejtim.
Kryeministri Berisha dhe kryetari i PDSH-së u ndalën edhe në zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në të dy vendet, zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri dhe ato presidenciale dhe për pushtetin lokal në Maqedoni, duke theksuar se mbeten të zotuar për të bërë çdo përpjekje për proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, duke nderuar kështu aspiratat dhe idealet e qytetarëve të lirë....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›