Shpikja për të shpëtuar arsimin
Agim Duka
Jam i shqetësuar për brezat që po dalin. Programet tona nuk bëjnë. Ne nuk kemi specialistë për hartimin e programeve. Ne nuk kemi autorë. Tekstet tona vetëm i informojnë nxënësit. Ato kanë mangësi të mëdha ...Shtëpitë botuese shikojnë vetëm interesin e tyre, fitimin. Ne nuk duhet të humbim kohë sa të krijohet shkolla e autorëve të teksteve. Ne duhet të nxitojmë të hyjmë në Evropë. Nuk mund të djegim brezat e nxënësve”. Kjo panoramë dëshpëruese, tejet nihiliste për gjendjen e arsimit ne Shqipëri gjatë këtyre viteve, e bërë nga z.Bardhyl Musai në një bisedë të bërë në TVSH para tre-katër ditësh në mesnatë, u shoqërua edhe me shpikjen e tij për të kapërcyer situatën alarmante. Ky shpikës i madh ka gjetur edhe çelësin e zgjidhjes. Zgjidhja është shumë e thjeshtë dhe origjinale: Të marrim disa tekste të huaja, t’i përkthejmë ato dhe problemi u zgjidh. Në këtë mënyrë shpëtuam brezat, shpëtuam shkollën dhe hymë në Evropë. Ne të vërtetë çfarë është kjo zgjidhje?
Është e pakuptimtë që z.Musai me nihilizmin që manifeston hedh poshtë me një fjalë goje investimin e mijëra studiuesve, mësuesve, biznesmenëve, asistentëve të huaj etj. Të bësh një deklaratë të tillë “si specialist arsimi” duhet të jesh i papërgjegjshëm, megaloman ose duhet të kesh interesa shumë të mëdha. Ky zotëri pranoi që ka një shtëpi botuese dhe me sa duket, për të shpejtuar zgjidhjen e problemit, do të angazhojë edhe shtëpinë e tij botuese.
Sipas z.Musai, programet tona lënë shumë për të dëshiruar dhe ne duhet të përkthejmë tekste të huaja. Nuk kuptoj pse z.Musai nuk kërkon të përkthejmë programet, meqë këto nuk janë në rregull, por u dashka të përkthejmë tekstet? Ky zotëri na la enigmë faktin nëse do të përkthejë vetëm një tekst apo disa tekste për një lëndë. A e di vallë z.Musai që Evropa zbaton altertekstin me të njëjtin mekanizëm si tek ne dhe se në këtë kuadër z.Musai do ta ketë pak të vështirë të gjejë tekstin më të mirë për lëndën në fjalë, pasi as ata vetë nuk i kanë të cilësuar në renditje duke filluar nga më i miri? Kjo vështirësi rritet dhe më tepër para dilemës se nga cili vend duhen marrë këto tekste: Franca, Gjermania, Greqia, Kanadaja, Amerika etj. Programet e hartuara nga IKT së fundmi janë shumë bashkëkohore dhe të mbështetura në përvojën e studimet më të mira perëndimore dhe të vlerësuara edhe nga asistenca e huaj. Gjykimet e z.Musai për programet mendoj se duhet të merren me shumë rezervë.
Sipas z. Musai, në shkollën tonë me tekstet që janë në përdorim, ne vetëm i informojmë nxënësit. Për të hyrë sa më parë në Evropë ne duhet të përkthejmë tekstet e huaja që t’i formojmë ata (urojmë të mos i mësojmë... të kopjojnë). Në kuadrin e reformës së teksteve këto hartohen nga shtëpitë botuese. Grupet e punës të ngritura me specialistë të fushës nga këto shtëpi botuese u referohen shumë teksteve perëndimore. Dhe shpesh tekstet e sjella janë përshtatje të tyre të bëra nga specialistët tanë më të mirë, por përveç tyre ka edhe plot punime origjinale të specialistëve dhe mësuesve tanë.
Me sa duket z. Musai kërkon ta centralizojë këtë punë e të fusë në këtë grackë MASH-in. Me sa sqaroi për shpikjen e tij, MASH apo institucionet që varen prej saj duhet të zgjedhin tekstet. Pastaj MASH duhet të angazhojë ndonjë individ apo shtëpi botuese (urojmë të jetë e z.Musai) që të përkthejë e përshtatë këto tekste. Një alternativë e dytë është që MASH-i të ngrejë vetë këto grupe përkthimi dhe përshtatje e më pas të bëjë tenderin për shtypjen e shpërndarjen e tyre.
Në esencë kjo do të thotë të vendosim monopolin në prodhimin e teksteve shkollore. Reforma deri tani e suksesshme e Altertekstit të ndalojë së funksionuari. Të mbyllim dhe presim hovin e zhvillimit të tregut të teksteve shkollore. Për më tepër, kjo duhet bërë vetëm për tekstet e shkencave të natyrës e jo për shkencat albanologjike. Sa keq! Në Evropë po shkojmë vetëm si natyralistë. Një handikap?!
Z.Musai në të njëjtën bisedë i akuzoi shtëpitë botuese se ato mendonin vetëm për fitimin e tyre. Nuk e kuptoj ku është e keqja këtu? Ndoshta z.Musai do të na e shpjegojë në ndonjë bisedë tjetër apo kur të mbyllë shtëpinë e tij botuese. Është pikërisht ky fitim që i bën këto shtëpi botuese të konkurrojnë në treg, të përsosin produktin e tyre, e të investojnë në teknologji të reja. Është shfrytëzuar pikërisht kjo etje e tyre për fitim në ngritjen e tregut të teksteve shkollore. Dhe është fakt që brenda një kohe shumë të shkurtër në Shqipëri është ngritur ky treg dhe ne kemi një larmi tekstesh për çdo lëndë e klasë, që për nga cilësia dhe përmbajta vijnë gjithnjë duke u përmirësuar. Këto tekste janë të krahasueshme me ato evropiane dhe shpesh më të mira se tekstet që përdoren në vende të tjera të rajonit.
Në shkollat tona përdoren edhe tekste të huaja si p.sh., tekstet e gjuhës angleze. Ne i kemi futur ato pa pritur shpikjen e z.Musai. Që para një viti iu kërkua IKT-së të shikojë në tregun evropian, të hulumtojë për tekste që ofrojnë në përmbajtje me programet tona dhe të tentohet të tërhiqen këto shtëpi botuese për të hyrë në tregun shqiptar me tekstet e tyre.
Kërkesa për të hulumtuar tregun evropian e për të gjetur tekste që i përshtaten programeve tona u duhet bërë shtëpive botuese, pasi pothuaj të gjithë specialistët si p.sh., ata të IKT-së janë autorë tekstesh të angazhuar nga shtëpi të ndryshme botuese. Këto tekste të paraqitura nga shtëpitë botuese duhet të kalojnë sipas skemës ekzistuese etapat e miratimit, të përzgjedhjes dhe konkurrencës.
Z.Musai, ky shpikës që na afron me Evropën, nuk ka kuptuar që Evropa të pranon duke plotësuar kriteret dhe parametrat që ka ajo: tregu i lirë, konkurrenca, heqja e monopolit, demokratizimin e shoqërisë etj., e jo duke përkthyer disa tekste.
Rrugëzgjidhja e shpikur nga z.Musai është shumë intriguese kur mendon për zbatimin e saj në fusha të tjera, si në atë të politikës për shembull. Pse nuk marrim ca politikanë të huaj, apo ca mësues të huaj, apo ca biznesmenë të huaj, apo... ?
*Kryetar i Bordit të Miratimit të Teksteve