E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cikli i ri i studimeve master, Kule konteston ndryshimet

Ndryshimet qe i jane bere ligjit te Arsimit te Larte nga ministria e Arsimit , persa i perket ciklit te studimeve, kontestohen nga kryetari i konferences se rektoreve Dhori Kule. Gjate nje interviste per Alsat, Kule thote se duhet te rishikohet kohezgjatja e cikleve te studimit, master, te cilat duhet te kene te njejten kohezgjatje, pavarisht emertimeve te ndryshme.

"Nuk eshte normale qe ata te jene te diskriminuar ne kohe, pra, nese masteri shkencor eshte dy vite studimi, eshte e natyrshme dhe normale qe po kaq te jete ne kohe dhe masteri profesional, po aq kredite te kete dhe njeri dhe tjetri. Seleksionimi dhe diferencimi behet te fakti i kritereve", tha Dhori Kule, kryetar i Konferences se Rektoreve.

Nje nderhyrje tjeter qe duhet te behet ne keto ndryshime te ligjit te Arsimit te Larte, jane dhe vleresimi qe duhet ti behet diplomave qe jane shpendare ne vitet e kaluara. "Diplomat e dhena para daljes se ketij ligji, sikurse aktualisht ligji ka bere nje vleresim, ne nuk mund ti zhvleresojme ne kohezgjatje dhe ne vleresimin ne raport me diplomat e reja. Dhe ne kete pike projekti do te korrigjohet", vijon Kule.

Sipas Kules, viti i ri akademik, do te nise me cikle te reja studimi ne master, por perpara se ato te zbatohen ne universitete, do te duhet te miratimi unanim i ndryshimeve, nga aktoret e interesit, dhe me pas nga Parlamenti.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›