E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 13-të e grevës së opozitës, deputetja Shamku në spital

Deputetët grevistë të Partisë Socialiste dhe mbështetësit e tyre janë në ditën e 13-të grevës, në çadrat e ngritura në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjendja e tyre shendetesore rendohet gjithnje e me teper. Deputetja Ledi Shamku, ka lene greven per tu derguar ne spital, per shkak te gjendjes shendetesore.

Nje tjeter grevist, mbeshtetës i Partisë Socialiste është dërguar në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza". Martin Kasa, 27 vjec nga Tirana ka lënë grevën, ndërkohë që gjatë natës një tjetër grevist nga Tirana, Hasan Sula, është dërguar gjithashtu në spital. Numri i grevistëve që kanë lënë grevën e urisë, ka shkuar në 30, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore dhe komplikacioneve. Azhornuar së fundi ( e enjte , 13 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›