E Shtunë, 31 Tetor 2026

Volonte: Rama, në kundërshtim me kërkesat e KiE-së

Veprimet e Ramës jane në kundërshtim me ato që i ka kërkuar Këshilli i Europës. Iniciativa e greves se urisë ështe në kundërshitim me atë që Rama ka deklaruar se do të bëjë.Keshtu u shpreh ne Tirane Luca Volontè president i partise popullore evropiane ne Këshillin e Europes.

“Veprimet e Rames në këto muajt e fundit janë krejtesisht të pajustifikueshme. Nuk është vetem mendimi i Partive Popullore, por e ka thëne zyrtarisht edhe KiE, që debati duhet te bëhet ne parlament, opozita bëhet në parlament. Vezhguesit e OSBE-së kanë deklaruar që zgjedhjet kanë qenë, më të mirat dhe më demokratiket e zhvilluara ndonjëherë në vend. Dhe në këtë këndvështrim, në planin politik Rama po gabon dhe në planin institucional po jep pergjigje kotradiktore me çka i ka kerkuar KiE”, deklaroi Volonte.

Volonte komenton edhe mbështetjen e vetme te ardhur nga nderkombetaret per greven e opozites ate radikalit italian Marco Panela. “ Ne e njohim zotin Pannella prej vitesh. Mendoj se edhe vetë Pannella ka qeshur me këtë grevë urie, grevë e cila më thonë se as nuk ka lidhje me Ramën. Pra ai i ka futur të tjerët në grevë urie dhe vetë, bashkë me disa krerë të partisë, nuk ka hyrë në grevë. Kjo është diçka qesharake.
Kjo mënyrë sjellje është sterile, pa rezultat, që prodhon probleme të mëdha për qytetarët, ashtu siç mund të prodhojë dëme të mëdha ndërkombëtare. Nuk besoj se do i shërbejë as për publicitet Ramës duke parë se janë përpara zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha ai.

Por cili eshte apeli Volontes ndaj opozites: Apeli im është ky: Kjo që po ndodh skualifikon totalisht opozitën. Unë shpresoj që Edi Rama dhe Partia Socialiste të tregojnë sens përgjegjësie, të ndjekin udhëzimet e dhëna nga Këshilli i Europës, të vijnë në parlament jo vetëm ndonjëherë”, vijoi ai.

Referuar zhvillimeve, jashte greves se urise zoti Volonte u shpreh se vendi po zhvillohet me ritme shumëtë rëndësishme në një periudhe krize globale dhe se shpresonte qe te jepet sa me shpejt një vendim në favor të Shqiperisv për liberalizimin e vizave

Taulanta Boja < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›