E Diel, 1 Nëntor 2026

Faith në Tiranë: Vazhdon hetimi për aktivitetin e ministrisë së Transporteve të Kosovës

Tirana zyrtare komentoi incidentin me te fundit te regjistruar ne kufirin Kosove- maqedoni ku policia maqedonase vrau kater shqiptare te dyshuar per trafik armesh. Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Ilir Meta tha qeveria shqiptare distancohet nga cdo element ekstremist dhe kerkoi nga Shkupi te ece perpara me implementimin e marreveshjes se Ohrit.

“Dua te theksoj rëndësinë që ka distancimi I të gjithëve nga cdo element apo grup ekstremist që do të krijonte tensione krejtësisht të panevojshme pasi është koha për të parë përpara, është koha për të lënë pas cdo lloj forme dhe mënyre që jo vetëm nuk sjell zgjidhje, por synon të dëmtojë imazhin e gjithë rajonit tonë” tha Meta.

Meta i beri keto komente pas nje takimi qe pati ne Tirane me shefin e zyres se EULEX ne Kosove, Piter Faith. Ky i fundit i pyetur nga Alsat per hetimin e ndermarre per aktivitetin e ministrise se Transporteve te Kosoves tha se aksioni do te vazhdoje edhe me tej.

“Per hetimin ne fjale, EULEKS ka vepruar mbi bazen e mandatit qe eshte miratuar nga BE dhe qeveria e Kosoves. Ky mandate synon mbrojtjen e institucioneve te Kosoves nepermjet ndihmes, mbikqyrjes dhe keshillimit te institucioneve te drejtesise ne Kosove. Hetimi do te vazhdoje, do te vazhdoje pa nderhyrjen e politikes” tha EULEKS.

Gjate qendrimit te tij dy ditore ne Tirane, shefi i zyres se EULEX Fait eshte pritur ne takime te vecanta edhe nga presidenti i republikes Bamir Topi, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli dhe kryeministri Sali Berisha.

Bledian Koka

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›