E Diel, 1 Nëntor 2026

Analizat e grevistëve sjellin ndryshime. Pipero: Diabetikët me hiperglicemi

Grevistet e urise te paraqitur ne spital pas problemeve shendetesore, kane rezultuar me hiperglicemi. Nje fakt te tille e konfirmon Pëllumb Pipero, Drejtori i Pergjithshem i Politikave dhe Planifikimit Shendetesor ne Ministrine e Shendetesise. Gjate nje interviste ne emisionin “Puls” ne Alsat, Pipero duke iu referuar analizave qe kane kryer grevistet e semure, sqaron se cfare ndodh ne organizmin e nje te semuri me diabet gjate kohes qe ai konsumon ushqim. Pipero ngre shqetësimin se greva e zgjatur e urise mund te shkaktoje demtime te renda shendetesore.

"Greva e urise ka rol sensibilizues. Eshte e drejte e tyre ta vazhdojne sa te duan, por po ju them, pas kaq diteve ndryshimet ne organizmin e tyre, sepse nuk dua te ngjall panik tek ta, sepse kujdesi do te jete dhe eshte maksimal, por ndryshimet jane te parikthyeshme. Fillojne e behen ndryshime te parikthyeshme, te cilat duan shume kohe te rikuperohen. Flas ne rast se greva eshte ashtu si e dime ne dhe sic e thone ata. Ne kemi konstatuar ne dyert e spitalit persona qe jane me diabet, qe kane pese- gjashte dite ne greve urie dhe vjen me glukoze 180- 220, qe nuk duhet te ndodhe. E kemi konstatuar dhe kete. Po nuk mund te themi qe ushqehen se ata mund te marrin dhe perfuzion, glukoze nga goja qe quhet leng, pavaresisht se ka karbohidrate brenda sepse nuk mund te ndodhi. Nje njeri qe nuk merr ushqim ben hipoglicemine, jo hiperglicemine, edhe kur eshte me diabet, por nuk e paragjykoj kete" tha Pipero.

Pipero tha se eshte e pamjaftueshme qe 5 mjeke te monitorojne gjendjen e rreth 200 grevisteve, ndersa i beri apel drejtuesve te PS-se, te pranojne shërbimin e ofruar nga Ministria e Shendetesise. Perfaqesuesite opozites e nisen greven para 12 diteve dhe gjendja e tyre shendetesore sa vjene rendohet. Me pare pati zera se grevistet e mberritur ne spital kishin refuzuar analizat per shkak te frikes se dyshimeve se ata konsumonin ushqim. Nderkohe sipas mjekeve specialiste nje person ne kushte greve urie mund te mbijetoje 30 dite.

Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e enjte , 13 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›