“Cikloni 4”, gati për gjykim dosja e hetimit të 9 minave me celular
Përfundon hetimi dhe dorëzohet për gjykim në Gjykatën e Krimeve të Rënda të pandehurit e arrestuar në kuadër të operacionit “Cikloni 4”. Katër operacione “Cikloni”, 15 të arrestuar, të hetuar dhe disa prej tyre ende në gjykim. I fundit që mbërrin para togave të zeza për gjykim, është operacioni i fundit i realizuar nga policia, lidhur me trafikun e armëve, municioneve, por edhe minave në vendin tonë. Dosjet kanë pasur lidhje me njëra-tjetrën për shkak të njohjes apo bashkëpunimit të disa prej të pandehurve me njëri-tjetrin, çka i bënte këto ciklone të kishin lidhje gjatë hetimit, deri në fazën e ndarjes së procedimeve. Dosja “Cikloni 4” është dorëzuar nga prokurori i çështjes në gjykatë dje, ndërkohë që të pandehurit e kësaj dosjeje janë Glerjan Hyseni, Shkëlqim Koka, Ardian Moçka dhe Hysen Hyka, të akuzuar për veprat penale të “trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”, “trafikimit të armëve dhe municioneve” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, që parashikohen nga nenet 282/a/2, 278/a dhe 278/2 te K. Penal. Katër të pandehurit e arrestuar në mars të këtij viti akuzohen për trafikimin e 9 minave me celular dhe një pushke snajper. Sipas akuzës, të pandehurit janë kapur në flagrancë në Rushbull të Durrësit, ndërsa po dërgonin te porositësi i tyre, i cili në fakt ishte një agjent i infiltruar i policisë, lëndët plasëse të lidhura me celularë tip “Nokia”, pushkën snajper tip “Browing” me 18 fishekë, si dhe një pistoletë. Pritet që gjykata të hedhë në short këtë dosje dhe në javët e ardhshme të nisë shqyrtimi gjyqësor në ngarkim të katër të pandehurve të “Ciklonit 4”. Gjatë muajve të kaluar, në këtë gjykatë janë dhënë vendimet për të pandehurit e dy operacioneve “Cikloni”, ndërkohë që në këtë fazë ndodhet edhe çështja në ngarkim të të pandehurve Mondi Myftari e Edi Kani.
Hetimi
Referuar kërkesës për gjykim të prokurorëve të çështjes, nga hetimet paraprake ka rezultuar se të pandehurit Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka e Adrian Moçka kanë trafikuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin 9 mina me lëndë plasëse (tritol) ku aktivizimi i kësaj lënde bëhej me anë të një celulari të instaluar në to. Sipas akuzës, këto mina me lëndë plasëse (bomba) janë prodhuar nga i pandehuri Hysen Hyka, me banim në Tiranë dhe në vijim janë trafikuar në bashkëpunim me njëri–tjetrin prej të pandehurve Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka e Adrian Moçka. “Këto sasi lëndësh plasëse janë sekuestruar më datë 20.03.2008 në fshatin Rrushbull të rrethit Durrës, në auto-servisin pronë e të pandehurit Glerjan, ku dhe janë arrestuar në flagrancë të pandehurit Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka e Adrian Moçka, si dhe më pas në Tiranë dhe i pandehuri Hysen Hyka”, - bëhet e ditur në kërkesën për gjykim të organit të akuzës, e dorëzuar dje me fshikujt e tjerë hetimorë në gjykatë. Po ashtu, sipas hetimit, në datën 20.03.2008, të pandehurit Glerjan Hyseni i janë sekuestruar dhe një pushkë snajper e kalibrit 7 mm, me numër 79533 NR dhe një pistoletë e kalibrit 7.65 mm, me numër 178804 me silenciator, të cilat i mbante pa leje të organeve kompetente dhe i kishte të destinuara për t’i trafikuar. Përfundimisht, sipas akuzës, nga ekspertimet teknike të kryera në fazën e hetimit paraprak, rezulton se 9 minat me lëndë plasëse (tritol) që kishin të instaluar nga një celular, ishin në gjendje të rregullt teknike dhe të përshtatshme për shpërthim me anë të aktivizimit të celularit. Po ashtu, dhe dy armët e zjarrit ishin në gjendje të rregullt teknike dhe të përshtatshme për qitje.
U sekuestruan
9 mina me telekomandë me lënde eksplozive
9 aparate telefonike te tipit “Nokia”, me të cilat ishin të lidhura minat
Një armë zjarri snajper tip “Browing” e prodhimit belg
Një armë zjarri tip pistoletë me silenciator tip “Browing”
Një automjet tip “Volvo” me targa TR 4491 C
Një automjet tip “Benz” me targa TR 9778 J
18 copë fishekë të cilat janë për përdorim nga arma tip snajper
Të pandehurit
Glerjan Hyseni
Shkëlqim Koka
Ardian Moçka
Hysen Hyka
Akuzat
“Trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive”
“Trafikimit të armëve dhe municioneve”
“Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”
Ndarja e procedimeve për 4 “Ciklonet”
Sipas kërkesës për gjykim, bashkangjitur fashikujve hetimorë, më datë 26.02.2007, prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr. 23, në bazë të informacioneve të referuara nga drejtoria e Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Shtetit, për veprat penale të parashikuara nga nenet 278/a, 282/a të Kodit Penal. Lidhur me këtë procedim penal janë arrestuar dhe ndaluar 15 shtetas, konkretisht Gramoz Bendo, Medi Hasani, Pajtim Lamaj, Arif Mata, Nasi Strori, Bashkim Dervina, Bujar Doku, Fillim Palushi, Ardit Mana, Edi Kani, Mondi Myftari, Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka, Adrian Moçka e Hysen Hyka, të dyshuar se kanë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 282/a/2, 278/a/2, 278/3, 300/1 të Kodit Penal dhe nenit 62/1 të Kodit Penal Ushtarak. Por, këta të pandehur nuk janë dërguar të gjithë bashkë, pasi ka pasur një ndarje të akteve në ngarkim të tyre, duke u gjykuar në katër procese të ndara. Po sipas kërkesës për gjykim, më datë 17.12.2007 është vendosur ndarja e akteve në ngarkim të të pandehurve Medi Hasani, Gramoz Bendo, Arif Mata, Pajtim Lamaj e Nasi Strori, të akuzuar për veprat penale të parashikuara nga nenet 278/a/2, 278/3, 300/1 të Kodit Penal dhe nenit 62/1 të Kodit Penal Ushtarak, nga aktet e procedimit penal nr. 23, të vitit 2007, duke i njohur aktet në ngarkim të tyre me numër 23/1 procedimi. Ky procedim penal, sipas kërkesës për gjykim, më datë 17.12.2007 është dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Ndërkohë që për pjesën tjetër të të pandehurve, po sipas kërkesës për gjykim të prokurorëve, më datë 18.03.2007 është vendosur ndarja e akteve në ngarkim të të pandehurve Bashkim Dervina, Bujar Doku, Fillim Palushi e Ardit Mane, të akuzuar se kanë kryer veprat penale të “trafikimit të armëve dhe municioneve më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”, “prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 278/a/2, 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal, nga aktet e procedimit penal nr. 23, të vitit 2007, duke i njohur këto akte me numër procedimi 23/2. Më datë 18.12.2007, ky procedim penal është dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Ndërkohë që, dy javë më vonë, konkretisht më datë 31.12.2007, është vendosur ndarja e akteve në ngarkim të të pandehurve Edi Kani e Mondi Myftari, të akuzuar se kanë kryer veprat penale të “trafikimit të armëve dhe municioneve” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 278/a/2 të Kodit Penal, nga aktet e procedimit penal Nr. 23, te vitit 2007, duke i njohur këto akte me numër procedimi 23/3. Sipas prokurorëve, po në këtë datë, ky procedim penal është dërguar për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë. Dhe, arrijmë në datën e djeshme, përkatësisht më 18.09.2008, në të cilën kanë përfunduar hetimet në ngarkim të të pandehurve Glerjan Hyseni, Shkëlqim Gjoka, Adrian Moçka e Hysen Hyka, të akuzuar se kanë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 282/a/2, 278/a/2, 278/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.