Veterinerët: Qeni i Trebickës, pa plagë në trup
Ekspertiza dhe përfundime të tyre. Kjo ka qenë dinamika e procesit hetimor gjatë ditës së djeshme, ku janë deklaruar rezultatet e të paktën tri prej tyre, ekspertizës së qenit të gjahut dhe armës (çiftes) së gjetur pranë trupit të Kosta Trebickës. Rezultati i parë, i deklaruar nga veterinerët e Korçës që bënë ekspertizën e qenit të gjahut të viktimës, ka shtuar pikëpyetjet dhe misterin mbi vdekjen e tij. Nga konkluzionet e ekspertizës thuhet se kafsha nuk kishte asnjë frakturë në trup, as në gjymtyrë dhe as shenja të brendshme hematomash, plagë që i shkaktuan vdekjen pronarit të tij. Sipas të dhënave të marra ditën e ngjarjes, qeni u gjet pak më larg vendngjarjes, ndërkohë që ndodhej në makinë me Trebickën. Hetuesit kanë ngritur dyshimet se qeni duhet të kishte të paktën të njëjtat plagë pas përmbysjes së makinës, ashtu sikurse i kishte ndodhur edhe pronarit të tij, Kosta Trebickës, ndërkohë që veterinerët thonë se qeni nuk ka asnjë hematomë apo shenjë përplasjeje. Ekspertët e policisë kanë versionin e tyre rreth këtij fakti, duke u shprehur se kafsha mund të jetë hedhur në çastet fatale, atëherë kur Kosta Trebicka mund të ketë humbur kontrollin e makinës “Nisan” kabriolet.
Ekspertiza e armës
Një tjetër rezultat ekspertimi bëhet publik lidhur me armën e gjahut të Kosta Trebickës. Pas përfundimit të ekspertimit tekniko-balistik të armës së gjahut, konfirmohet se gjashtë thëllëzat e vrara, dy prej të cilave ndodheshin në xhepat e viktimës, janë qëlluar nga e njëjta çifte që Kosta Trebicka përdorte për gjah. Ky ekspertim përputhet edhe me ekspertimin tekniko-balistik të fishekëve të gjetur në dhomën ku 50-vjeçari qëndroi në ditët e fundit të jetës. Gjithashtu, nga ekspertimi mjeko-ligjor rezulton se Kosta Trebicka nuk ka konsumuar asnjë ushqim apo pije gjatë ditës së 12 shtatorit.
Tabulatet e telefonit, kërkesa
Një tjetër fakt bëhet i ditur nga burime të besueshme, lidhur me vijimësinë e procesit hetimor për këtë ngjarje. Sipas burimeve, hetuesit i kanë bërë kërkesë kompanisë telefonike ku ishte i abonuar viktima për të zbardhur të gjithë numrat me të cilët dëshmitari kyç i tragjedisë së Gërdecit ka komunikuar më së fundi.
Rezultatet e dy ekspertizave
1. Nga konkluzionet e ekspertizës së realizuar nga veterinerët thuhet se kafsha nuk kishte asnjë frakturë në trup, as në gjymtyrë dhe as shenja të brendshme hematomash, plagë që i shkaktuan vdekjen pronarit të tij
2. Pas përfundimit të ekspertimit tekniko-balistik të armës së gjahut, konfirmohet se 6 thëllëzat e vrara, dy prej të cilave ndodheshin në xhepat e viktimës, janë qëlluar nga e njëjta çifte që Trebicka përdorte për gjah