E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedofilia; Përplasje në gjyq mes gjykatës, prokurorit dhe avokates së David Braun



Me përplasje mes avokates mbrojtëse, gjykatës dhe prokurorit është shoqëruar seanca e djeshme gjyqësore në ngarkim të të pandehurit David Braun. Debati ka nisur gjatë paraqitjes së kërkesave të mbrojtjes për adresat e dëshmitarëve, si dhe për sjelljen gjatë seancës të prokurorit të çështjes. Më pas, nëpërmjet mbrojtjes, por edhe vetë, Braun i ka kërkuar gjykatës që të realizohej ekspertiza nëse vuante apo jo nga Hepatiti B. “Dy muaj më parë kam folur me nënën time në telefon, së cilës në ato momente i ka rënë të fikët. Më pas mësova se ajo ishte shtuar në spital dhe ishte në gjendje të rëndë. Në seancë u diskutua se ekspertiza zgjaste një muaj dhe unë doja të largohesha për të shkuar të nëna”, - ka deklaruar dje i pandehuri David Braun. Më pas, ai i është lutur trupit gjykues që të realizohej ekspertiza. Nga ana tjetër, prokurori i çështjes ka hedhur një tjetër version mbi ekspertizën. Akuza ka pyetur të pandehurin nëse e kërkonte këtë raport, për të mos punuar në burg apo se vërtet ishte faktimi nëse i pandehuri vuante nga Hepatiti B apo jo. Mbrojtja ka kundërshtuar akuzën, duke thënë se këtë ekspertizë e kishte kërkuar për të provuar edhe akuzën që rëndonte mbi klientin e saj. Gjykata, e cila dëgjoi të dyja palët, ka vendosur të rrëzojë kërkesën e të pandehurit, pasi ishte e pabazuar në ligj, ndërsa mbrojtjes i hoqi vërejtje për mungesë etike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›