E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cikloni ?Yasi? godet brigjet e Queensland

Qyteti i Kuinsland ne Australinë Veriore i ka mbijetuar ciklonit Yasi, duke lene pas qindra e mijera shtepi te shkaterruara. Cikloni, i cilesuar si i kategorise se peste, eshte pasuar nga nje shi i rrembyer. Deri me tani nuk ka raportime per viktima apo per te plagosur ne gjendje te rende per jeten. Skema e plote e demeve te shkaktuara nga Yasi, me nje shpejtesi 300 km ne ore, ende nuk eshte bere e ditur, por ne pjesen me te madhe te vendit eshte shkeputur teresisht energjia elektrike dhe linjat telefonike. Kryeministrja e vendit, Julia Gillard, ka deklaruar se Australia Veriore eshte goditur nga cikloni me i fuqishem ne dekaden e fundit dhe fatmiresisht nuk eshte regjistruar asnje viktime. Kjo pasi banoret ishin paralajmeruar mbi rrezikun. Tashme eshte momenti, eshte shprehur Gillard, qe te bejme nje rezyme te demeve te shkaktuara. Mbi 180 mije shtepi jane shkaterruar totalisht, rruget dhe autostradat jane teresisht te pakalueshme. Ekspertet jane shprehur se mund te pritet serish nje ciklon i dyte.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›