E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Dialog në Maqedoni

Përfaqësuesi i BE-së ne Maqedoni, Erwan Fouere, i ka bere thirrje forcave politike ne vend e kryesisht opozitës te rikthehet ne parlament dhe te rinisë dialogun me një koalicion qeverisës. Pas takimit me liderin e partisë me te madhe opozitare ne vend LSDM (Lidhja Social Demokrate Maqedonase), Branko Crvenkovski, përfaqësuesi i BE-së ka theksuar shqetësimin e tij rreth situatës politike ne vend. Sipas tij, bojkoti ne parlament nuk është rruga e duhur për te zgjidhur problemet. Ndërsa vete kreu i partisë, Crvenkovski ka akuzuar kabinetin qeveritar për rregulla antidemokratike ne vend. Edhe ministri i Jashtëm slloven Samuel Zbogar, i cili ndodhet ne Maqedoni për një vizite zyrtare, pas takimit me homologun e tij Antonio Milososki, shprehu shqetësim për gjendjen e krijuar ne vend. Zbogar përsëriti mbështetjen e tij për anëtarësimin e Maqedonisë ne BE, por theksoi implementimin e reformave ne vend. Gjithashtu ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, i cili ka dënuar bojkotin dhe bën thirrje për kthim ne Parlament.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›