E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindsay Lohan serish në telashe

Ende telashe per aktoren e njohur amerikane, Lindsay Lohan. Vetem pak dite pas daljes se saj nga nje qender rehabilitimi nga alkooli dhe droga ne New York, Lohan eshte vene serish nen banken e te akuzuarve, kete here nen akuzen e vjedhjes. Aktorja idhull e adoleshenteve, eshte akuzuar se ka vjedhur nje varese ne vleren e 2500 dollareve ne nje dyqan ne Los Angeles. Pas akuzave ndaj aktores dhe kengetares Lohan, varesja ne fjale i eshte kthyer serish pronarit te saj. Pamjet e qarta nga dyqani shfaqin kengetaren e cila pa problem e vendos varesen ne qafe dhe del nga dyqani pa e paguar. Ne deshmine e saj, aktorja rrefen se varesen e kishte marre hua. Prej 2 vitesh tashme kengetarja njujorkeze mbetet ne qender te kronikave roze, jo per famen e fituar si dikur, por fale skandaleve te njepasnjeshme.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›