E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët e BE-së në samit

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë mbledhur për një samit njëditor ne Bruksel për te diskutuar mbi energjinë dhe situatën financiare ne zonën euro. Por situata e rende ne Egjipt pritet gjithashtu te jete një teme dominuese ne bisedimet mes lidereve te 27 anëtarëve te bllokut. Ne një deklarate paraprake për Egjiptin, e cila pritet te miratohet nga udhëheqësit e BE-së, ata dënojnë ashpërsisht dhunën, ndërsa bëjnë thirrje për fillimin e një tranzicioni te rregullt dhe te shpejte te pushtetit. Veç debatit te parashikuar për gjetjen e burimeve te rinovueshme te energjisë ne planin aksional dhjete-vjeçar deri ne 2020, liderët do te përqendrohen te situata e disa vendeve anëtarë te eurozonës si Spanja apo Portugalia. Gjithsesi, analistet nuk parashikojnë arritjen e ndonjë marrëveshje te rëndësishme ne këtë samit, ndërsa pritet qe prej tij te vijnë edhe njëherë thirrje ne drejtim te presidentit Mubarak për t?u larguar, pas protestave te dhunshme ne Egjipt.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›