E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasojat e ciklonit ?Yasi?

Ne Australi, qytetaret kane nisur tashme te përllogarisin demet e shkaktuara nga cikloni ?Yasi?, me i fuqishmi ne dekadën e fundit. Deri me tani, sipas ekipit te shpëtimit, një person ka humbur jetën ndërkohë qe nen gërmadhat e shtëpive te shkatërruara gjenden dhjetëra persona te tjerë. Sipas shefit te ekuipazhit te shpëtimit, behet fjale për një 20-vjeçar, i cili nuk ka mundur te dale nga shtëpia. Mbi 20 persona janë raportuar te zhdukur. Ndërkaq, zyrtare te qeverise kane apeluar për qetësi. Me mijëra shtëpi janë tërësisht te shkatërruara, mijëra te tjera kane mbetur te izoluara pa energji elektrike dhe pa linje telefonike. 10 mije persona po qëndrojnë ne qendrat e evakuimit dhe disa te tjerë janë kthyer ne shtëpi për te llogaritur demet e shkaktuara nga cikloni Yasi. Moti ne qytetin e Queensland vijon te mbetet i paqëndrueshëm.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›