E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta masive në Egjipt

Mijëra protestues janë mbledhur serish ne kryeqytetin egjiptian, Kajro, për një proteste madhështore. Protestuesit janë kthyer ne piken e nisjes se demonstratave, me synim rrëzimin e regjimit te presidentit Mubarak. Ne sheshin ?Tahrir? është rritur prezenca e forcave te armatosura dhe policisë. Me to është bashkuar edhe vete ministri i Mbrojtjes. Presidenti Mubarak është nen presion te forte për te dhënë dorëheqjen, por sipas tij një situate e tille do ta çonte Egjiptin ne një kaos te vërtetë. Ministria e Shëndetësisë zyrtarisht njofton se deri me tani, kane humbur jetën vetëm 10 persona dhe janë plagosur 800 te tjerë, por mendohet qe shifrat reale te jene shume here me te larta, madje flitet për 400 viktima.. Tashme ne ditën e dhjete te protestave ne Kajro gjithçka ka dale jashtë kontrollit. Përveç sulmeve ndaj gazetareve te huaj, janë arrestuar edhe aktiviste e politikane te huaj si dhe përfaqësues te ?Human Rights Watch? dhe ?Amnesty International?. Sulmet e ditëve te fundit ne Egjipt janë ndëshkuar rende nga liderët evropiane si Britania, Franca, Gjermania, Italia, Spanja si dhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›