Cikloni masovik godet Australinë

Stuhitë e fuqishme dhe shirat e mëdha të ciklonit kanë filluar t`i rrahin brigjet verilindore të Australisë.
Stuhia përshkruhet si më e madhja që ndonjëherë ka goditur zonën. Pamjet nga sateliti e përshkruan ciklonin Jasi si stuhi masive që mbulon një zonë me madhësi të Italisë apo Zelandës së Re.
Udhëheqësit e Australisë kanë paralajmëruar shkatërrime të mundshme në qytetet që shtrihen përgjatë 300 kilometrave të bregut të shtetit Kuinsland.
Mijëra banorë kanë ikur nga stuhia, e cila pritet të arrijë shpejtësinë 300 km/h.