Polonia kërkon kampet naziste të ndërrojnë faqen ueb

Polonia u ka bërë thirrje muzeumeve të kampeve naziste të përqëndrimit që t`a heqin prapashtesën ".pl" nga adresat e tyre në internet, në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë se kampet janë ndërtuar dhe drejtuar nga polakët.
Ministri i Kulturës, Bogdan Zdrojevski tha se beson se prapashtesa krijon lidhje të paqenë ndërmjet kampeve naziste të vdekjes dhe Polonisë.
Zdrojevski u kërkoi zyrtarëve të tri kampeve, përfshirë Aushvic-Birkenau, që ta zëvendësojnë prapashtesën ".pl" me një tjetër.
Qeveria e Polonisë është përpjekur per disa vjet qe të mos e përdorë në media emrin "Kampet polake të përqëndrimit"
Kampet e vdekjes u krijuan nga Gjermani Naziste gjatë pushtimit të Polonisë në Luftën e Dytë Botërore.