Cikloni, në burg pesë trafikantë klandestinësh
Gjirokastër- Operacioni i koduar “Cikloni” ka shkatërruar një grup kriminal me aktivitet të theksuar në fushën e trafikut të kalndestinëve në drejtim të shtetit grek, kundrejt fitimit. Kështu në pranga kanë rënë pesë persona: Laurent Astrit Shehaj, 33 vjeç nga Fieri, Agron Isuf Seati, 47 vjeç nga Fier, Bujar Isuf Seati, 45 vjeç nga Fieri dhe banues në Vlorë, Qamil Selami Fejzullai, 44 vjeç nga Fieri dhe Çlirim Tajar Pashaj, 44 vjeç nga Tepelena dhe banues në Fier.
Ky grup qendrën e kishte në qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij, dhe me shtrirje në qytetet Vlorë, Berat, Durrës, Tepelenë , me stacion të fundit Gjirokastrën. Klandestinët rekrutoheshin nga pjestarët e këtij grupi në rrethet Fier, Vlorë, Berat ,Durrës, Tepelenë dhe me mjete të ndryshme i transportonin deri në afërsi të vijës së kufirit Aty, pasi i grumbullonin, realizonin kalimin për në Greqi nga kufiri i gjelbër, në dy drejtime, afër fshatit Radat dhe fshatit Dritë të rrethit Gjirokastër. Për çdo emigrant trafikantët merrnin 700 deri në 800 Euro.
Vetëm 2 javët e fundit ky grup tentoi të kalonte 96 shtetas klandestinë, të cilët janë ndaluar nga policia. Nga të dhënat e grumbulluara rezulton që brenda dy muajëve të fundit nga ky grup është realizuar kalimi i paligjshëm për në shtetin grek i qindra shtetasëve.