E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do bëhem politikan si Lenini !!

Edhe Klevis Begës, të riut të njohur për egzibicionizmat ekstreme, ia kanë premtuar një vend në listat e partive për deputetë. Kastro flet për “tranzicion” dhe “pseudo-kapitalizëm”.

“E nderuar zonja kryetare, te nderuar deputetë”..Nuk është çudi që Kastro Zison, në vend të ndonjë teksti kënde, ta dëgjojmë të “këndojë” një fjalim në… Parlament. Ndoshta duke i shtuar këtyre fjalëve një shami në kokë, i veshur me pantallona të gjera e një bluzë me kapuç.

Djali i njohur për natyrën e vet espresive dhe individualitetin, ka ca kohë që i është futur politikës. Në këtë intervistë ai na tregon se gjithmonë ka qenë i majtë nga bindjet partiake, kjo e ngjizur që në fëmijëri nga familja.

I është bashkuar një partie të majtë, duke e quajtur lidhjen e tyre një “flirt që do të zgjas gjatë”. Por Kastro është në dilemë: të konkurojë për deputet apo të vazhdojë edhe veprimtarinë e tij duke kënduar e prodhuar muzikë! Për këtë përgjigje, mesa kuptojmë, i duhet ende kohë.

Dimë që tani jeni anëtar i një partie dhe në këtë mënyrë i përfshirë në politikë.. Kur i lindi Kastros ky pasion për politikën?

Të jem i sinqertë, që i vogël kam patur në plan që herët a vonë të merresha me politikë. Doja një forcë të “hajrit” që të pranonim njëri-tjetrin.

Po me çfarë qëllimi..

Një ndër qëllimet kryesore është dëshira e madhe që kam për një lloj ndryshimi. Ky vend edhe 18 vjet pas diktaturës, vazhdon të jetë në një tranzicion të frikshëm, me rregullat e një pseudo-kapitalizmi të padenjë që në fakt nuk është kapitalizëm.

Ti personalisht çfarë ndryshimi do të sjellësh?

Nuk mund të flas dot se çfarë ndryshim do të siell unë. Po kur i futesh një rruge si politika, duhet lënë pas egocentrizmi. Ja, do mendoj për atë shumicë të njerëzve që e shtyjnë me borxhe dhe lista ushqimesh.

Jua propozuan përfshirjen në një forcë politike apo ishte zgjedhja juaj?

Flirtuam me njëri-tjetrin në të njëjtën kohë. Ishte edhe dëshira ime edhe e drejtuesve të partisë. Kështu që ishte tamam flirt mes nesh, derisa përfunduam të dy bashkë të dashuruar pa fund.

Do kandidosh për deputet, me një fjalë..?

Vazhdoj të jem duke e menudar nese do të kandidojë apo jo. Megjithëse të merresh me politikë nuk është e thën që të jesh deputet. Aq më tepër që sikur vitin tjetër të kandidoj, kam përshtypjen që pjesa muzikore dhe artistike do të mbyllet. Për këtë arsye nuk jam ende gati. Nuk dua ti jap një stopim të menjëhershëm muzikës, po prapë nuk i dihet. Jam duke parë situatën.

Ka ndonjë model në politikë, Kastro?

Padiskutim. Lenini është një nga ata. Unë e adhuroj menyrën se si erdhi në pushtet. Megjithëse ishin kohë të tjera, nëse më pyesni për një personazh-model, ai është Lenini.

Besoj se politika është edhe pak individuale dhe jo e rrymës, kështu që po themi se do bazohem më shumë të shpatullat e mia.

Meqë i është futur “listave të partive” i bëmë Kastros edhe një kuic të shkurtër “politik”:

Çfarë mendimi ka Kastro për Sali Berishën?

Naiv. Me dëshirë të madhe për të ndryshuar. Mjek i zoti.

Në qoftese do ti thoje diçka në vesh Sali Berishës, cila do të ishte ajo gjë?

Ti hedh popullit një kockë më shumë, se mishi u mor vesh që do ta hajë vet, por populli ka nevojë. Kam shumë për ti thënë Berishës dhe nuk mund të limitohem tek vetëm një gjë.

Për Edi Ramën?

Njeri i zoti që ndërroi fytyrën e Tiranës, një kryebashkiak shumë i mirë që mund ta bëjë këtë punë dhe për 20 vjetë të tjera.

Për Jozefina Topalli?

Grua e bukur, hyn te gratë e shijes sime. Ka nevojë politika në Shqipëri për zërin e gruas.

Muzika

Aktualisht Kastro Ziso, emri vërtetë i së cilit është Klevis Bega është një nga njerëzit e muzikës më… prodhimtar. Është bërë i njohur për natyrën e vetë tepër ekspresive dhe tendencën për egzibicionizëm. Megjithse në një moshë të re, ai është baba i një djali që padiskutim ka mësuar tekstet e para të këngëve të të atit. Kur e pyesim se cila do ishte kolona zanore e poltikës shqiptare, Kastro menjëherë e gjen në kompjuter një motiv muzikor: motivi ka luhatje, me nota ekstreme të buta dhe të forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›