Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme
Tiranë, 9 Janar NOA Kompanitë private dhe shtetërore po japin kontribut të konsiderueshëm në të holla dhe shërbime për ti ardhur në ndihmë situatës së përmbytjeve në Shkodër, deklaroi Ilir Ciko, drejtori i kabinetit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, sot në një komunikim me mediat.
Z. Ciko bëri të ditur edhe kontributin e dhënë nga kompania Albpetrol, e cila ka dhuruar 25 milionë lekë si dhe të gjitha mjetet e punës e nevojshme për të përballuar situatën e emergjencës në zonat e përmbytura.Një kontribut, sipas Cikos, ka dhënë edhe kompania OSSH në shumën 10 milionë, lekë. Por, ai shtoi se edhe kompani të tjera private kanë kontribuar në llogarinë bankare të hapur nga qeveria. "Çdo kontribut është me vlerë dhe shkon në ndihmë të drejtpërdrejtë të banorëve në zonat e përmbytura. Jemi të vendosur për të ndihmuar të gjithë banorët në këtë drejtim", deklaroi ai. e.r/NOA - FOTOT Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari