Shifrat e fundit: Dhjetë mijë ha tokë nën ujë dhe 2405 shtëpi të përmbytura

FOTOT >> Niveli i Bunës, 9.11 nga 9.25 që është pika kritike >> Mbërrijnë në Kakavijë 40 mjete ndërhyrëse të NATO Shkodër, 9 Janar NOA Ministria e Brendshme ka paraqitur disa minuta më parë një informacion të plotë të mbledhur në Qendrën e Bashkuar Operacionale të Komitetit Ndërministror të Emergjencës Civile, lidhur me situatën e deritanishme në zonën e prekur nga përmbytjet dhe masat e marra për përballimin e saj. Ministria konfirmoi se dhjetë mijë hektarë toka janë nën ujë, 2405 shtëpi janë përmbytur kurse 4177 persona janë evakuuar.
Në të gjithë zonën e përmbytur në rrethin e Shkodrës ka vazhduar evakuimi i banoreve qe kane mbetur ende pa u zhvendosur nga banesat e përmbytura. Per evakuimin e tyre jane përdorur varkat me motor dhe lopata të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, si dhe disa mjete të Policisë së Shtetit. Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit janë dërguar në zonat e përmbytura të rrethit të Shkodrës 10 Ton ndihma ushqimore, të cilat janë depozituar në vend-magazinimet e përcaktuara nga Komisioni i Emergjencave i qarkut të Shkodrës. Në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore njësitë e Forcave të Armatosura me mjetet e tyre kanë transportuar dhe shpërndarë pranë familjeve në nevojë 5 tonë ndihma ushqimore. Përveç shpërndarjes së ndihmave në konviktet dhe vendqëndrimet e evakuimit ndihmat ushqimore i janë dhënë edhe familjeve që kanë strehuar të afërmit e larguar nga përmbytja. Në bazë të detyrave të përcaktuar në mbledhjen e mëngjesit të KECQ u aktivizuan strukturat e ushtrisë për: Evakuimin e 200 personave në lagjen Livade të qytetit Shkodër. Evakuimin i 35 personave në fshatin Luarzë të komunës Velipojë. Evakuimin i komunitetit në fshatin Mali i Jushit pranë Komuës Bushat Vazhdimin i dërgimit të ndihmave në komunën e Dajçit dhe Velipojç. U përcaktuan magazinat e akomodimit të ndihmave ushqimore që po vijnë nga rezervat e shtetit në repartin e Gjadrit dhe në Uzinën e Telave Nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve u kryen punime për përforcimin e argjinaturës së Spathit, gjatë ditës së djeshme është punuar intensivisht dhe brenda ditës së sotme vazhdojnë punimet për riparimin përfundimtar të kësaj argjinature. Nga DBUMK janë evidentuar të gjitha nevojat që kanë aktualisht njësitë vendore për bagëtitë. Nga Bashkia Shkodër në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë u morën masa për përforcimin e Nënstacionit të depozitës së ujëmbledhësit në Dobraq. Po shpërndahen sipas planifikimit ndihmat ushqimore në komunat Velipojë, Bërdicë, Bushat, Dajç, Ana e Malit, Guri i Zi sipas kërkesave të kryetarëve të komunave. Në mbledhjen e orës 13 00 të Komitetit Ndërministror u deleguan detyrat për KECQ për marrjen e masave të menjëhershme për akordimin e ndihmave në zonat e komunave të përmbytura dhe për komunitetin e këtyre komunave që janë brenda dhe jashtë zonës së përmbytjes. Në zbatim të detyrave të lëna nga Komiteti Ndërministror, u urdhërua: Të dërgohen brenda ditës sotme nga strukturat e ushtrisë ndihma ushqimore brenda zonës së përmbytur sipas këtij plani, në komunën Dajç 5 tonë ujë dhe 5 tonë ushqime, në Komunën Velipoje 200 pako ushqime, 200 bidona uje 5 L, 20 çadra, në komunën Bushat 200 pako ushqime dhe 200 bidonë ujë 5 L, në Komunën Guri i Zi, 300 pako ushqime dhe 300 bidona ujë 5 L, në komunën Ana e Malit, 170 pako ushqime dhe 150 Bidonë Ujë 5 L, në bashkine Shkodër 300 pako ushqime dhe 300 bidonë Ujë 5L/ton. Të dërgohen rezervat ushqimore për blegtorinë sipas planit të kërkesës të përgatitur nga DBUMK, bashkëlidhur këtij urdhri. Për shpërndarjen e ndihmave ushqimore të komunitetit të evakuuar jashtë zonave të përmbytjes të bëhen listat përkatëse nga kryetaret e njësive vendore dhe nevojat e familjeve sipas qendrave të akomodimit në familjet përkatëse që janë të akomoduara aktualisht brenda ditës së sotme. Të inspektohen brenda ditës së sotme nga strukturat e shëndetësisë dhe të spitaleve zonat e përmbytura të komunave Dajç, Ana e Malit, Velipoje, Bushat, Guri i Zi, Berdice. Bashkëlidhur statistikat e numrit të personave të evakuuar, për sipërfaqet e tokave dhe shtëpitë e përmbytura. . Nr Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuuar Shtëpi të përmbytura 1 Bashkia Shkodër 250 ha 448 330 2 Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187 3 Komuna Ana Malit 1200 ha 282 180 4 Komuna Velipojë 2000 ha 25 50 5 Komuna Bërdicë 1800 ha 370 300 6 Komuna Guri Zi 1000 ha 730 200 7 Komuna Bushat 1700 ha 312 150 8 Komuna Qendër, M.Madhe 50 ha 10 8 Gjithsej 10.000 ha 4177 persona 2405 shtëpi Statistikë e ndihmave ushqimore të dërguara pranë njësive vendore Nr Artikuj ushqimor Nj/m Bashkia Shkodër Komuna Bushat Komuna Dajç Komuna Ana Malit Total 1 Sheqer Kg 500 1000 2500 2000 6000 2 Vaj Litër 450 900 2250 1800 5400 3 Makarona Kg 500 1000 2500 2000 6000 4 Konserva Kg 100 250 650 500 1500 5 Detergjent Kg 250 500 1250 1000 3000 6 Sapun Copë 200 200 800 800 2000 7 ujë Bidona 5l 924 100 500 1524 Po merren masa konkrete për trajtimin e personave të evakuuar me ushqime dhe asistencë mjekësore. Janë ngarkuar me detyra kryetarët e njësive vendore në bashkëpunim me strukturat e policisë dhe ushtrisë për të verifikuar konkretisht familjet e evakuuara pranë të afërmve të tyre, identifikimin e tyre me qellim që ndihmat të shkojnë në destinacionin e duhur. Sot është përmirësuar situata e tokave të përmbytura në të gjithë komunat e dhe lagjet në Bashkinë Shkodër. Furnizimi me energji elektrike është 24 ore. *** Me urdhër të Kryeministrit Z. Sali Berisha, Komiteti Ndërministror i Emergjencës Civile ka zhvilluar një takim me autoritetet malazeze ku është diskutuar mbi mundësitë e lehtësimit të derdhjeve ujore në lumin Buna. Për të njëjtën çështje Komiteti Ndërministror ka kërkuar edhe ndihmën në ekspertizë dhe mjete të autoriteteve greke. Në urën e Fierzës që lidh Tropojën me pjesën tjetër të vendit mëngjesin e sotëm janë kryer punime dhe tashmë ajo është plotësisht në funksion dhe nuk paraqet asnjë problem për lëvizjen e automjeteve. *** Evidenca paraprake në Qarkun e Shkodrës është si më poshtë: Në të gjithë rrethin e Shkodrës kanë qenë të përmbytura 10270 ha tokë bujqësore, por sot situata ka ndryshuar me uljen në disa dhjetëra hektarë. Gjatë operacioneve në terren janë evakuuar edhe bagëti të imta dhe gjedh, si dhe kuaj dhe shpendë si dhe po kryhet furnizimi me ushqime për blegtorinë. r.d/e.r/NOA Nesër mot me shtrëngata, parashikimi i detajuar nga NOA dhe Shërbimi i Forcave Ajrore Vijnë ndihmat e para nga vendet të ndryshme të botës për emergjencën në Shkodër Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri Helikopterë të NATO-s mbërrijnë në Shqipëri, do të instalohen në Gjadër Topalli sulmon rëndë Ramën: Jeton me shpresën që të shohë vetëm morte Ministria e Brendshme fton bizneset dhe individë të kontribuojnë për përmbytjet Ministria e Ekonomisë: Nuk ka vend për panik se digat janë në rrezik Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro