Përmbytjet, Albpetrol jep 25 milionë lekë dhe 350 mijë euro ndihmë
Fier, 9 janar NOA - Kompania shtetërore Albpetrol ka vendosur të ofrojë për të dëmtuarit e përmbytjeve të ditëve të fundit në zonat veriore të vendit, një shumë të konsiderueshme të hollash, si shenjë solidariteti me shtetin dhe subjektet e ndryshme jopublike për emergjencën humanitare. Këtë e bëri të ditur sot në një komunikim për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Albpetrol, Ferdinand Murati.
Ai u shpreh se në mbledhjen e bordit drejtues të zhvilluar mbrëmjen e djeshme është vendosur dhënia e një kontributi prej 25 milionë lekë të reja për emergjencat në zonat e përmbytura, si dhe mjetet motorike duke përballuar edhe shpenzimet për funksionimin e tyre. Murati theksoi se janë vënë në dispozicion të gjitha mjetet e punës e nevojshme për të përballuar situatën e emergjencës në zonat e përmbytura Ai bëri të ditur gjithashtu edhe se 420 punonjësit e Albpetrol kanë kontribuar nga llogaria e tyre personale një shumë prej 350 mijë dollarësh për banorët e zonave të përmbytura. e.r/NOA - FOTOT Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari