KESH: Situata, drejt përmirësimit
Situata më e fundit në kaskadën e lumit Drin, zyrtarisht pranohet nga autoritet shqiptare si e stabilizuar. Nga të dhënat e mbrëmjes rezulton se tri HEC-et e kaskadës së lumit Drin kanë rritur sasinë e shkarkimeve, prurjet kanë rënë ndërsa niveli i liqeneve është ulur. Në Fierzë rënia është mëse 3 metra, në Koman rënia është mbi 2 metra dhe në Vaun e Dejës ka rënie të nivelit të ujit. Por reshjet e rëna në 24 orët e fundit duket se për ministrinë e
energjetikës nuk e kanë përkeqësuar situatën hidrike. Sipas të dhënave nga KESH, prurjet në liqenin e Fierzës ditën e djeshme lanë qenë 650 metër kub në sekondë, ndërkohë që prej andej shkarkohen 1120 metër kub në sekondë nga portat e shkarkimit dhe turbinat. Në HEC-in e Komanit, prurjet kanë qenë 440 metër kub në sekondë, ndërsa shkarkimet 1800 metër kub në sekondë. Për sa i përket liqenit të Vaut të Dejës, prurjet kanë qenë 240 metër kub në sekondë dhe prej andej janë derdhur 1900 metër kub në sekondë. Sipas të dhënave të grumbulluara vihet re se prurjet janë zvogëluar në të tre liqenet. Ndërkohë, niveli i Fierzës ditën e djeshme ka qenë 292.14 metra, nga 296 metra që është pika maksimale. Niveli në liqenin e Komanit është 171. 52 metra, ndërkohë që pika maksimale është 175 metra. Për sa i përket Vaut të Dejës, niveli ditën e sotme është 74.27, më pak se dy metra nga pika maksimale, që është 76 metra. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme niveli i Fierzës ka filluar të bkerë me 2 centimetra në çdo orë, ndërkohë që shkarkimet nga tre hidrocentralet vazhdojnë. Sipas njoftimeve nga Fierza shkarkohet 665 metër kub në sekondë, nga Komani 1100 metër kub në sekondë dhe nga Vau i Dejës 1400 metër kub në sekondë. Drejtuesit e KESH janë shprehur se i përgjithshëm është 23.2 milionë kilovat energji, ndërsa konsumi është 20 milionë kilovat. Mesa duket pjesa më e madhe e reshjeve të dëborës në male ka shkrirë, çka nuk përbën rrezik për ditët në vazhdim. Gjatë dy ditëve të fundit niveli i prurjeve në liqenin e Fierzës ka rënë ndjeshëm, çka ka bërë që forcat e emergjencë. Ndërsa drejtori i prodhimit në KESH Robert Nika ka sqaruar se, asnjë politikan qoftë ky kryeministri i vendit nuk ka dhënë urdhra për afatin se kur duhet të hapen portat e shkarkimit të ujit nga hidrocentralet. Sipas tij çdo veprim është bërë në zbatim të rregullores, e cila është miratuar që në vitin 1988 dhe që zbatohet edhe sot. Ministria e Energjetikës ka bërë publike sot shumën prej 35 milionë lekësh që institucionet që varen prej saj kanë kontribuar për banoret e prekur nga përmbytjet.
Last Updated on E Shtune, 09 Janar 2010 21:27