E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ciko drejton orkestrën e Barit

Nga Express më 02 qershor 2011 në ora 07:47

Në koncertin që dirigjenti shqiptar,Zhani Ciko, e drejtoi më 1 qershor, orkestra simfonike e Barit numëronte afro 60 muzicientë. Programi i koncertit përbëhej nga repertori i kompozitorit italian Giussepe Verdi, gjegjësisht simfonitë nga operat "Nabucco", "Forza del destino", "I vespri siciliani", si dhe arie e duete nga operat "Macbeth", "Aida", "Luisa Miller", "Traviata" etj.

Ndryshe, orkestra simfonike e Barit është krijuar më 1968, dhe njihet si një nga orkestrat më të njohura në Itali. Dirigjentë të njohur botërisht, si Kurt Sanderling e Anatole Fistoulari, por edhe mjeshtër si Nino Rota, Luciano Berio, Enio Moricone, etj. kanë ekzekutuar me këtë orkestër.

"E konsideroj si një nder të veçantë që më është besuar drejtimi i një koncerti Verdian në ditën e jubileut të bashkimit të Italisë në Bari, që veç të tjerave është dhe vendi ku jetojnë dhe shumë bashkëkombës”, theksoi, mes tjerash, Zhani Ciko.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›