Ndalohet reklama e “The Mechanic”
Reklama për filmin që është përlot skena të përgjakshme, duke filluar që nga eksplodimi i kokës së njeriu që qëllohet ma armë, e deri te ngulitja e shigjetës në këmbë, nxiti reagime të shumta të shikuesve, të cilat erdhën menjëherë pasi që një insert nga filmi “The Mechanic” (Mekaniku) u shfaq në pauzat e një episodi të serialit për adoleshentë “Glee” (Hareja).
Përndryshe rolin kryesor në filmin ‘The Mechanic”, që i përket zhanrit aksion, e luan aktori Jason Statham, i cili në film luan mekanikun Arthur Bishop, i cili është një vrasës elitar me pagesë. Ngjaja e filmit ka të bëjë me hakmarrjen e Bishop, pasi që i vritet miku i tij i afërt (të cilin e luan Donald Sutherland)...
“Ne erdhëm në përfundim se reklama për film është e padenjë që të shfaqet para fëmijëve, por edhe ishim të shqetësuar me faktin se një numër i konsiderueshëm i fëmijëve ishin ekspozuar karshi pamjeve të dhunshme’, theksohej, mes tjerash, në arsyetimin e Autoritetit për Standarde të Reklamave (ASA) lidhur me ndalimin e emetimit të reklamës në televizionet britanike.