Cilat libra vidhen më shumë?
Sipas revistës amerikane ‘Publishers Weekly’ listës së shkrimtarëve librat e të cilëve vidhen më së shumti i prinë Charles Bukowski, veprat e të cilit në librarinë e njohur të New Yorkut, Barnes & Noble, mbahen në raft të veçantë. Pas tij radhitet William Burroughs,, e i treti është romansieri Jack Kerouac.
Vendi i katërt i takon librave të vjedhur të Paul Auster, e i pesti autorit britanik të romanit “Dorëshkrimet e Rachel”, Martin Amis. Pas tij vijnë Don DeLilo - autor i romaneve si “Nëntoka”, Body Art” etj, ndërkohë që i dhjeti në listë radhitet shkrimtari amerikan me prejardhje greke, Jeffrey Eugenides (Virgin Suicides), fitues i Çmimit Pulizter.
Redaktorët e revistës erdhën në idenë për publikimin e listës së librave të vjedhur pas skandalit të paradokohshëm të historianit Berry Landau, i cili vodhi dokumentet zyrtare të nënshkruara nga Abraham Lincoln.