Tedeschi fiton ‘Zemrën e Sarajevës’
Fitues i sivjetmë i shpërblimit të nderit ‘Zemra e Sarajevës’, që ndahet nga Sarajevo Film Festival (SFF), është Emil Tedeschi, kryetar i Këshillit Drejtues të kompanisë Atlantic Grupa, e cila tash sa vite po i jep mbështetje të vazhdueshme projektit “Sarajeva Qytet i Filmit”.
Ky shpërblim iu ndahet individëve, në shenj mirënjohjeje për mbështetjen e SFF, dhe për kontributin e veçantë dhënë afirmimit t artit filmik në Evropën Juglindore.
Mbështetja shumëvjeçare e Atlantic Grupa bëri që në katër viteve të fundit filmbërësit e ri të xhironin filmat e tyre të parë artistikë. Në kuadër të projektit “Sarajeva Qytet i Filmit” janë realizuar 14 filma, që janë shfaqur dhe kanë fituar shpërblime të shumta në mbi 100 festivale botërore.
Shpërblimi Tedeschi’t do t’i dorëzohet më 22 korrik, gjatë ceremonisë së hapjes së edicionit të 17 të SFF.