E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet Charlie Sheen

Charlie Sheen, ish-protagonisti i serialit ‘Two And a Half Man’, do të rikthehet në televizion me një tjetër serial.

“Sheen është aktori më i mirë i komedive në dekadën e fundit dhe ne jemi shumë të lumtur që do të punojmë me të”, është shprehur Joe Roth, producenti ekzekutiv i serialit.

Seriali i ri me titull ‘Anger Management’ ka të bëjë me një biznesmen i cili duhet të fillojë terapinë për të kontrolluar zemërimin e tij. Seriali është i frymëzuar nga filmi me të njëjtin titull i vitit 2003, ku janë protagonistë Adam Sandler dhe Jack Nicholson.

Ende nuk ka një datë për shfaqjen e serialit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›