Fillon Panairi i Librit
Panairi i Librit ‘Ulqini 2011’ hap edicionin e 11 më 23 korrik, në shëtitoren e Plazhit të Vogël. Panairi zgjatë deri më 30 korrik.
Nga Express më 19 korrik 2011 në ora 18:08
Botimet e tyre para ulqinakëve dhe pushuesve do t’i sjellin rreth 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, BeH, Kroacia, etj, e të ftuar janë edhe shumë shkrimtarë, poetë, akademikë e politikanë të ndryshëm.
I ftuar special nga fusha e kulturës është studiuesi dhe ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, për veprën e të cilit do të organizohet një mbrëmje e veçantë. Ceremonia e hapjes së panairit mbahet të hënën, më 25 korrik, nga ora 20:30.
Panairi i Librit në Ulqin mbahet për çdo vit në këtë periudhë dhe është traditë që në çdo edicion të ketë të ftuar special. Viteve të fundit panairi u inaugurua nga personalitete si Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Luan Starova, etj.