E gjithe bota i jep lamtumiren e fundit dives se muzikes pop

Me një kor ungjilli në famullinë e Kishës baptiste në New Jersey, këngëtarja Whitney Houston do të mbahet mend mes lotësh, këngës dhe lavdisë për Zotit. Ujet si Jones, Vivica Fox, Mary J. Blige, Forest Whitaker dhe Brandy ishin në mes të ardhurve në shërbesën e cila i kushtohet divës së muzikës amerikane. Të ftuarit arritën në Kishë me një foto të Houston, të buzëqeshur në duart e tyre. “Mbretëresha e Shpirtit” Aretha Frenklin e cila ishte në listën e këngëtarëve të cilët do të këndonin për shpirtin e Houston nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për këtë arsye nuk mundi të performojë këngën e planifikuar “Dashuria më e madhe e të gjithëve”. Në korridorin e kishës ndodhej një tortë në formë zemre me nënshkrimin e një prej albumeve më të shitur dhe e rrethuar me trëndafila të kuq. Të ftuarit iu drejtuan kishës ku ishte shtruar një tapet i zi. Qindra të afërm e miq arritën në Kishë rreth orës 14.00 sipas orës sonë. Më shumë se 1500 persona ndodheshin në ambientet ku po mbahet funerali i aktores së madhe amerikane.
Një fjalim mjaft prekës u mbajt nga aktori Kevin Costner, me të cilin këngëtarja luajit filmin “Boodyguard”. Costner veçoi se Houston e pyetse vazhdimisht nëse ishte këngëtare e madhe, dhe Kevin tha “megjithë susksesin e saj, ajo mendonte a jam akoma më e më mira. I thashw, jo vetëm je e bukur, por je më e mira. Shumë këngëtarë duan të jenë si ty”.
Houston gjashtë herë fituese e Çmimit Grammy dhe e vetmja artiste e cila ka arritur 7 herë në vendin e parë në “top lista”, u largua nga jeta një javë më parë në Beverly Hills, në Kaliforni në moshën 48 vjeçare. Arsyeja e vdekjes së saj nuk është zbuluar zyrtarisht, por polica ka gjetur disa pilula në shtëpinë e saj, çka hedh dyshime për marrje droge dhe alkooli pak kohë para se të vdiste.