Cilësia e diplomave përballë tregut të punës
Autori i Lajmit: red.
Arsimimi dhe kualifikimi i vazhdueshëm janë preokupimi kryesor i studentëve, kjo pasi ata kërkojnë të jenë gjithmonë në përshtatje me kërkesat që ofron tregu i punës dhe kjo sigurohet vetëm përmes arsimimit cilësor. Për këtë arsye, tema e arsimimit gjatë këtyre tre viteve të fundit ka marrë një dimension të ri, një interes jo vetëm nga të rinjtë, por është i pari në rendin e ditës së politikëbërësve dhe drejtuesve të shtetit, të cilët kanë mundësuar që financimi i arsimit të lartë të jetë këtë vit 0.79% e PBB kundrejt 0.5% që ishte në vitin 2005. Reformat e ndërmarra në arsimin e lartë, janë të thella dhe afatgjata, që prekin shumë anë të sistemit, duke bërë që sistemi arsimor të hedhë themelet për të arritur zhvillimin cilësor. Sidomos këtë vit arsimi është një nga temat më të diskutuara, për të cilën Qeveria Berisha po investon për rritjen e institucioneve të Arsimit të Lartë Publik dhe po i kushton një vëmendje të veçantë edhe zhvillimit të universiteteve private. Kushtet për një arsimim cilësor kanë filluar. Infrastruktura e universiteteve po përmirësohet, autonomia e drejtuesve të tyre përcaktohet me ligj, kurrikula universitare i është nënshtruar shndërrimit, rekrutimi e nxitja e pedagogëve të rinj ka si kusht kualifikimin, numri i studentëve është rritur në një masë të konsiderueshme, etj. Të gjithë këta tregues janë detyrime në kuadër të përfshirjes së arsimit të lartë në Procesin e Bolonjës, i cili është një arritje për Shqipërinë. Aderimi në Procesin e Bolonjës është i lidhur ngushtë me një sërë detyrimesh që sistemi ynë i arsimit të lartë duhet të realizojë, të cilat nuk janë të lehta për disa shkaqe. Nënvizohet këtu konteksti ku zhvillohet realizmi i objektivave nga procesi i Bolonjës, pasi kemi kaluar nga arsimi i lartë elitar në atë masiv dhe në këtë drejtim ka mjaft sfida. Ky është njëri prej dimensioneve, i cili lidhet ngushtësisht me stadin e internacionalizmit të arsimit të lartë. Specialistët në fushën e arsimit thonë se aktualisht në procesin e realizimit të reformës së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor ka disa dukuri që kërkojnë zgjidhje. Sipas tyre, universitetet tani duhet t i kushtojnë një vëmendje më të madhe kualifikimit të burimeve njerëzore, drejtimit dhe administrimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, vetëqeverisjes së IAL-ve, cilësisë dhe zhvillimit të kërkimit shkencor. Për të nxitur cilësinë, një sfidë përcaktuese për të ardhmen e IAL-ve, buxheti vjetor për 11 universitetet shtetërore në vend, nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të shpërndahet sipas një formule të re, e cila pritet të kalojë për miratim në Kuvend. Bëhet fjalë për një formulë të krijuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës me konsulencë të Bankës Botërore, e cila bazohet në shumë parametra si në numrin e studentëve, kualifikimin e pedagogëve, zhvillimin e kërkimit shkencor, programet studimore, etj. Liberalizimi dhe masivizimi që po kalon arsimi i lartë në Shqipëri duhet të shoqërohet me plotësimin e standardeve bashkëkohore, me synim shtimin e vlerës së diplomave universitare, e cila përcakton nivelin dhe ritmet e zhvillimit të vendit dhe shoqërisë. Cilësia e universiteteve sot përbën sfidën e arsimit të lartë, pasi universitetet janë rezervate të elitës kombëtare.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008