E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili, shkon në 182 numri i viktimave nga tërmeti



Shkon në të paktën 182, numri i të vdekurve si pasojë e lëkundjes së fortë sizmike që goditi mëngjesin e së shtunës Kilin. Lajmi është bërë publik nga mediat lokale , por zyrtarët thonë se ky numër ka gjasa të rritet gjatë orëve në vijim. Presidenti i zgjedhur i Kilit, Sebastian Pinera, konfirmoi lajmin për vdekjen e më shumë se 150 personave në vend. Ndërkaq situata bëhet edhe më dramatike nga frika e ndonjë cunami të fuqishëm të paralajmëruar nga autoritetet. Një dallgë gjigande cunami, me një lartësi prej të paktën 2 metrash ka prekur brigjet e Kilit. Gjithashtu janë goditur edhe qytete si Talca, Valparaiso e Coquimbo. Alarmi për cunam mbërrin deri në Kaliforni, ndërsa raportohet se mund të prekë ishujt Hawai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›