Kriza, korrigjohet rritja ekonomike
Kriza e çmimeve dhe gjendja e turbullt që ka përfshirë të gjithë ekonominë botërore do të prekë dhe ekonominë shqiptare, ndonëse jo aq sa ekonomitë e zhvilluara. Veç çmimeve të larta që po paguajnë qytetarët, kriza do të ndikojë dhe në ecurinë e ekonomisë, duke reduktuar ritmet e parashikuara të rritjes. Banka Botërore në raportin e saj të fundit "Zhvillimet Financiare Botërore 2008", parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet gjatë këtij viti me 5.8 për qind. Në fillim të vitit, ndërkombëtarët kishin parashikuar se rritja ekonomike do të ishte mbi 6 për qind. Ekspertët e bankës kanë parashikuar se ekonomia do ta marrë veten në vitin 2009, gjatë të cilit mendohet se do të rritet me 6.2 për qind. Të njëjtën normë rritjeje, banka parashikon edhe për 2010-n.
Rritje e mirë apo?
Shqipëria konsiderohet si një vend me rritje ekonomike të kënaqshme dhe relativisht të lartë. Qoftë Fondi Monetar, qoftë Banka Botërore, e konsiderojnë nivelin 6 për qind të rritjes ekonomike shqiptare si të fortë. Gjatë vitit të kaluar ekonomia shqiptare pati një nga vitet e saj më të mira sa i takon rritjes ekonomike. Ekonomia u rrit me 6 për qind, ndërkohë që niveli mesatar pas vitit 2000 është vetëm 5.3 për qind. Vendet e Ballkanit në tërësi luhaten në këto norma rritjesh 4 deri në 6 për qind. Por çfarë po ndodh me vendet e tjera përreth nesh? Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Sllovakisë shënoi vitin e kaluar një rritje prej 10.4 përqindësh, ekonomia e Rumanisë u rrit me 7.7 për qind, ajo e Bullgarisë me 6.2 për qind, ndërsa Gjeorgjia shënoi një rritje ekonomike prej 12.5 përqindësh. Përgjithësisht të gjitha vendet e Ballkanit kanë rritje më të ulët ekonomike nga fqinjët e tyre, vendet e tjera të Evropës Lindore dhe asaj Qendrore.
Të ardhurat
Të ardhurat për frymë në Shqipëri në fund të vitit 2007 arritën në 3 mijë dollarë, duke u konfirmuar si më të ulëtat në rajon. Jemi të krahasueshëm në këtë tregues vetëm me Maqedoninë, e cila gjithsesi ka një nivel të ardhurash prej rreth 3100 dollarësh për frymë. Sipas përllogaritjeve, me këtë rritje ekonomike duhen më shumë se 12 vjet që qytetarët shqiptarë të dyfishojnë të ardhurat e tyre, gjithmonë nëse ekonomia do të rritet me 6 për qind në vit. Po kështu me normën aktuale të rritjes ekonomike do të duhen pak më shumë se 18 vjet që shqiptarët të arrijnë nivelin aktual të të ardhurave të fqinjëve të tyre kroatë, prej 9300 dollarësh për frymë, apo rreth 40 vjet për të arritur mirëqenien e qytetarëve grekë, të cilët kanë një mesatare të ardhurash prej 21 mijë dollarësh. Rritja ekonomike prej 6 përqindësh do të vazhdojë të mbajë shqiptarët në nivelet e varfërisë edhe për shumë vite të tjerë.