BSH: Po rriten borxhet e pashlyera
Ritmet e rritjes së kredive të këqija po dyfishohen. Të dhënat më të fundit zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e parë të këtij viti kreditë e këqija në sistemin bankar janë rritur me 25.2 për qind, krahasuar me 12.2 për qind që ishin rritur në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. "Treguesi që mat cilësinë e kredive të sistemit prezantohet i përkeqësuar në tremujorin e parë të vitit 2008, në nivelin 3.92 për qind nga 3.36 për qind në fundvitin 2007", thuhet në deklaratën zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse nuk konsiderohet ende si një nivel alarmant, kreditë e këqija kanë filluar tashmë të shqetësojnë Bankën Qendrore. Kreditë e këqija janë tashmë në rritje, e cila përshpejtohet nga viti në vit. Ekspertët thonë se tashmë vendi po ndien efektet e para të rritjes së fortë të kredisë gjatë tre viteve të fundit. Por dyfishimi i ritmit të rritjes së kredive të këqija ndodh në një kohë kur ekonomia po përballet me një situatë jo fort të qetë dhe qytetarët në treg po paguajnë çmime të larta, të paprovuara ndonjëherë këto vitet e fundit.
Përkeqësohen treguesit
Edhe bankat kanë filluar të ndjejnë situatën depresive të ekonomisë. Në vitet e fundit treguesit financiarë të tyre kanë ardhur në rritje konstante të kënaqshme. Por për këtë tremujor fitimi i bankave private në total, në vend, ka shënuar rënie. Sipas Bankës së Shqipërisë fitimet neto të sistemit bankar për tremujorin e parë të vitit 2008 ranë në rreth 2.4 miliardë lekë ndaj 2.75 miliardë lekëve, që ishte në tremujorin e katërt të vitit 2007. "Treguesit kryesorë të rentabilitetit, përkatësisht kthimi nga aktivet mesatare dhe kthimi nga kapitali mestar, krahasuar me një tremujor më parë përllogariten më të ulët", thuhet në deklaratën zyrtare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Edhe rritja e aseteve të bankave është ngadalësuar duke rënë në nivelin 3.6 për qind, kundrejt 6 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2007.
Mosbesues ndaj lekut
Viti 2008 ka konfirmuar prirjen e shqiptarëve për të marrë borxh në valutë, edhe pse kjo mund të ketë më shumë rrezik, sidomos për ata që të ardhurat e tyre i kanë në lekë. Këtë tremujor kredia në valutë ka një rritje relative thuajse dy herë më të lartë kundrejt asaj në monedhën vendase. "Gjatë këtij tremujori, kredia në monedhën vendase u rrit me 3.8 miliardë lekë, ose me 4.74 për qind, ndërkohë që kredia në monedhë të huaj shënoi rritje me rreth 17.1 miliardë lekë, ose rreth 8 për qind", raporton Banka Qendrore. Deri më tani Shqipëria ka qenë e mbrojtur ndaj disa goditjeve që kanë ardhur nga tregjet botërore, pikërisht nga leku i fortë. Por ekspertët thonë se kjo nuk mund të vazhdojë përgjithmonë, aq më tepër kur deficiti tregtar i vendit vijon të rritet me ritme të larta dhe llogaria korrente përkeqësohet nga viti në vit. Një zhvlerësim i monedhës vendase do të shtonte interesat që duhet të paguajnë qytetarët që kanë kredi në monedhë të huaj, por të ardhurat i marrin në lekë. Ky është një shqetësim për të gjithë ekspertët, të cilën nëse ndodh kjo paralajmërojnë rritje edhe më të forta të kredive të pakthyera, aq sa do të vinin në dyshim edhe qëndrueshmërinë financiare të vendit.