Dritan Dajti në spital, në gjendje të mirë

Pas tragjedisë së shkaktuar që mban emrin Dritan Dajti, ky i fundit ndodhet në Spitalin e Burgut në Tiranë që prej ditës së premte. Burime nga ky institucion bënë të ditur se gjendja shëndetësore e të shumkërkuarit të drejtësisë shqiptare është tashmë e stabilizuar. Dy plagë ka marrë Dajti nga plumbat një në këmbë dhe një në bark, por nuk përbëjnë rrezik për jetën e tij. Kështu pas mbërritjes nga spitali i Durrësit me masa të rrepta sigurie dhe në vëzhgimin e forcave spelciale RENA, Dritan Dajti ka marrë mjekimin edhe nga mjekët e spitalit të Burgut. Ai është shoqëruar për në një dhomë të veçantë në spitalin e Burgut dhe qëndron aty që prej orës 18.00 të ditës së premte. Shpesh herë ai vëzhgohet nga mjekët e këtij institucini, ndërkohë që Drejtoria e pPërgjithshme e Burgjeve ka rritur masat e sigurisë, në spitalin e burgut duke dyfishuar numrin e gardianëve. Ndërkohë, burime nga spitali bënë të ditur se gjendja e Dritan Dajtit është e mirë dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.