Cilet jane rreziqet e rrezatimit berthamor

Ndersa kriza ne kompleksin berthamor Daiichi ne Fukushima te Japonise thellohet shtohet edhe frika per perhapjen e rrezatimit dhe per permasat e keqesimit te gjendjes. Banoret rrine ne radhe per tu kontrolluar per rrezatim ne qendra te ngritura jashte perimetrit prej rreth 30 kilometrash perreth kompleksit berthamor te Fukushimes.
Punonjesit e nderhyrjes se shpejte u detyruan te largoheshin perkohesisht nga kompleksi dje kur radioaktiviteti filloi te kapte nivele te larta duke ngadalesuar perpjekjet per te parandaluar nje rrjedhje berthamore. Qindra mijera njerez jane larguar nga zona. Atyre qe jetojne brenda perimetrit prej 30 kilometrash u eshte thene te mos dalin nga shtepite. Nje numer te huajsh dhe vendasish po largohen nga Japonia.
Presidenti i Institutit amerikan per Studime Energjie dhe te Mjedisit Arjun Makhijani thote se kriza berthamore e Japonise eshte e vecante.
Po behemi deshmitare te nje aksidenti krejtesisht te pashembullt berthamor ne kuptimin qe nuk ka pasur kurre tre reaktore ne te njejtin vend ne te njejten kohe ku te kete ndodhur nje incident i rende.
Ne kompleksin e Fukushimes ka pasur shperthime ne tre nga reaktoret e tij dhe nje zjarr ne te katertin. Kevin Kamps i shoqates Beyond Nuclear qe eshte kunder energjise berthamore thote se radioaktiviteti duket se po perhapet ne mase te konsiderueshme perfshire izotopet radioaktive qe sulmojne me agresivitet gjendrat tiroide.
Jodio radioaktive mund te spastrohet nga trupi nese merren tableta ne kohe. Ne e pame me ernobilin se cfare mund te ndodhe nese njerezit jane te ekspozuar ndaj jodios radioaktive 131. Ne rajonin e ernobilit ne Ukraine Bjellorusi dhe Rusine Perendimore ka pasur nje epidemi semundjesh te lidhura me tiroidet kancere patologji te tjera tek te rriturit dhe vecanerisht tek femijet.
Profesorja britanike e biologjise molekulare Xheri Tomas eshte marre prej shume vitesh me hetimin e pasojave te katastrofes se ernobilit me 26 prill 1986. Ajo thote se persa i perket rreziqeve per popullsine gjithcka do te varet shume nga drejtimi qe do te marre era gjate diteve ne vazhdim.
Ajo qe do te luaje rol te madh ne rast se ne atmosfere perhapet me teper rrezatim berthamor do te jete drejtimi i rrymave te eres. Me sa di tani per tani ererat po fryjne drejt oqeanit dhe kjo do ta kufizoje ekspozimin e njerezve ndaj rrezatimit. Nese drejtimi i eres ndryshon atehere ekspozimi do te jete i madh dhe kjo duhet te na shqetesoje.
Heronjte e Fukushimas do te vdesin
Vetem 50 punetore kane mbetur ne centralin berthamor te Fukushimas. Te marten ishin 750 por ata jane larguar. Keta te 50 po perpiqen me deshperim qe te pompojne sa me shume uje deti ne reaktore per ti ftohur. Ata jane heronj te vertete. Shkencetaret thone se ata do vdesin nga rrezatimi por kjo nuk po i pengon ata ne punen qe bejne.
Banoret kane nisur nje eksod biblik per tu larguar nga kryeqyteti Tokio. Rrezatimi ka mberritur dhe aty. Por shume prej qytetareve jane te revoltuar me qeverine. Ata thone se nuk po i mban te informuar ne lidhje me ate qe po ndodh realisht. Edhe diplomatet e huaj thone se qeveria duhet te tregoje te verteten per ate qe po ndodh ne impiantin e Fukushimes. E gjithe Azia eshte perfshire nga ethet e rrezatimit.
Nga ana tjeter nje dokument i Wikileaks thote se qeveria japoneze e dinte per rrezikun e nje aksidenti berthamor. Kurse qeveria franceze ne nje reagim te pazakonte beri te ditur se Japonia e ka humbur kontrollin mbi situaten. Ministri i Ekonomise Eric Besson tha se japonezet nuk po tregojne te verteten.
Kurse qeveria gjermane leshoi nje paralajmerim per qytetaret e saj qe te ikin nga Tokio sa me shpejt. Ambasada e ketij vendi eshte zhvendosur ne Osaka. Mediat europiane shkruanin dje se Bashkimi Evropian po nxjerr mesim nga aksidenti atomik ne Japoni dhe po i ve nen presion shtetet anetare. Per here te pare do te kryhen ne te gjithe Evropen teste te njesuara per centralet atomike.