E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele kërkon të pijë kafe me Presidentin e SHBA-së, Obama

Pele, që nga pjesa më e madhe
e opinionit botëror cilësohet
si futbollisti më i madh i të gjitha
kohërave, i ka vendosur vetes një
mision "presidencial". Edhe pse
u tërhoq nga futbolli përpara 31
vjetëve, legjenda e gjallë ka filluar
ta marrë pensionin vetëm përpara
pak kohësh. 68-vjeçari, i cili e mbylli
karrierën në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, me Nju Jork Kozmos në
vitin 1974, tregoi se synon të ruajë
traditën e takimeve me presidentët e
superfuqisë botërore. Për versionin
latin të gazetës "Herald Tribune", ai
deklaroi: "Tashmë që jam pensionist
paguaj gjysmën e biletës kur shkoj
në kinema dhe hipi falas në linjat e
autobusëve!" Gjithsesi, ai vazhdon të
shfaqet në konferenca të ndryshme
dhe në fushatat publicitare të bankës
"Santander", në Kupën Libertadores.
Imazhi i Peles do të përdoret edhe
në vitin 2014 nga Komiteti Organizativ
i Kupës së Botës në Brazil. Ishfutbollisti
nuk harroi të përmendte
se vazhdon të jetë shumë i lidhur me
Amerikën Veriore. Tri herë kampioni
i botës ishte i ftuar në ambasadën
amerikanë në kryeqytetin Brazilia,
në ditën e ceremonisë së betimit të
Presidentit Barak Obama. Por, Pele
nuk arriti të paraqitej, për shkak të disa
impenjimeve më të rëndësishme. Rreth
këtij episodi, ai nënvijëzoi se pa më të
voglin dyshim, do të gjente kohë për shefi
n amerikan të shtetit, në të ardhmen e
afërt. "I dërgova (Obamës) një mesazh
urimi dhe ai më ktheu përgjigje në email,
duke më thënë se Brazili i nevojitet
shumë dhe se dëshiron të punojë me ne.
Në periudhën kur Presidenti i SHBA-së
do të ketë pak më shumë kohë të lirë
dhe do të jetë larg presionit të fi llimit të
detyrës, do të shkoj në Uashington për
të pirë një kafe me të. Të njëjtën gjë kam
bërë edhe me Kenedin, Niksonin dhe
Klintonin", përfundoi Pele.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›