Cili është seksi i dobët? Nëna e dy fëmijëve përdhunoi 15- vjeçarin
Një 34-vjeçare është akuzuar se ka përdhunuar një adoleshent, pasi e ka dehur atë. Leana Intorcia e ka ftuar 15-vjeçarin në shtëpinë e saj dhe e ka dendur atë me alkool e më pas, ajo e ka përdhunuar. Intorcia u arrestua pasi prindërit e djalit shkuan në polici në Karteixh, Nju Jork. Ajo u akuzua për përdhunim të shkallës së tretë dhe rrezikim të mirëqenies së një fëmije. Nëna e dy fëmijëve është gruaja e dytë në javët e fundit në SHBA, që akuzohet se përdhunon një djalë minoren. Xhemi Nikol Filips, 20 vjeçe, nga Union Taunship, Ohajo, akuzohet se ka detyruar një djalë 14 vjeç të hyjë në apartamentin e saj duke e kërcënuar me thikë e më pas e ka përdhunuar atë.