Sequi: Ruani mjedisin, të merren masa konkrete

Bashkimi Europian i kujton vazhdimisht Shqipërisë se investon para për vendin por duhet të merren masa konkrete dhe të zbatohen programet europiane. Në këtë takim të radhës, diplomatët e BE i kërkon autoritetve shqiptare rujatjen e mjedisit dhe kryesisht të ekosistemeve detare të cilat Shqipëria i ka të dëmtuara. Ambasadori Sequi tha që vetëm për 2012 janë dhënë 4 milion euro për Shqipërinë që autoritet të marrin masat ndaj shkatërruesve të mjedisit dhe bëjnë pastrimin e deteve, nisma këto që do të ndikonin edhe në zhvillimin e turizimit.
"Bashkimi Europian ndaj shqetësimin tuaj për ekosistemet. Përdorimi i deteve tona dhe ndryshimet klimaterike po kërënojnë eksositemet. Politikat e BE i japin një shtysë Shqipërisë një shtrysë për të bërë ndërhyrjet e nevojshme. BE ka dhënë në janar të këtij viti ka dhënë 4 milion euro për të zbatuar direktivat e ekositemit detar. Ndërsa në 6 vitet e fundit kemi invesuar me 100 milion euro vetëm për Shqipërinë për ruajtjen e mjedisit" theksoi Sequi.
Ndërsa Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj u kërkoi studiuesve dhe studentëve që të krijojnë shoqata shkencore për të bërë sa sa më shumë studime mbi ekositemin detar.
Ndërsa drejtuesi i fakultetit i shkencave të natyrës tha se studentët kanë nevojë të bëjnë studimet më të thella për eksistemet dhe ruajtjen e tyre.