Putin Don Zhuani, një histori me Ana Çapman dhe një fëmijë sekret

Ludmilla dhe Vladimir Putin
Kush nuk e do një President kaq të talentuar, sa ai rus? Vladimir Putin është kampion xhudoje, dashuron dhe ndihmon kafshët, bën kërkime arkeologjike, di të jetë i suksesshëm në çdo lloj sporti që qarkullon mbi Tokë, por paska edhe talente të reja, si ai i një don zhuani. Askush në Rusi nuk e di se ku ndodhet zonja e parë e vendit, bashkëshortja e fituesit të zgjedhjeve presidenciale, Ludmilla Putina. Ose të paktën askush nuk flet për këtë. Ndërsa janë shtuar zërat në qarkullim se Putin ka nisur të guduliset më spiunen e famshme ruse të kapur në SHBA, bukuroshen Ana Çapman, e cila tashmë është kthyer në modele. Hera e fundit që zonja Ludmilla është parë në publik, ka qenë në votimet e 4 marsit. Përveç zërave mbi lidhjen e Putin me Ana Çapmanin, ka ende nga ata që thonë se ai po takohet ende me ish- kampionen olimpike të patinazhit, Alina Kabayeva, madje thuhet se ai ka një fëmijë me të. Teoria e tretë është se Ludmilla, 54 vjeç, qëndron e mbyllur në një manastir të lashtë, Yelizarov, në kufi me Estoninë. Banorët e zonës thonë se janë të sigurt që ajo ndodhet atje, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për ta vërtetuar këtë. Sociologia Olga Kryshtranovkaja tha se Putin po kopjonte liderët sovjetikë, të cilët i fshihnin gratë e tyre nga publiku. Përjashtimi i vetëm ishte Mikhail Gorbaçov, gruaja e të cilit, Raisa, ka luajtur rol të rëndësishëm në vitet 1980, por kjo shkaktoi reagime dhe pakënaqësi të rusët. Historitë e Putinit thuhet të jenë shtuar gjatë dy viteve të fundit. Më parë, ata udhëtonin shpesh bashkë nëpër takime diplomatike, por tani Putin shkon vetëm. Në vitin 2010 nisën të qarkullonin zërat se ata do të ndaheshin, por goja e mediave u mbyll shumë shpejt. Nuk dihet asgjë edhe për dy vajzat e çiftit, 26 dhe 25 vjeçe, fotot e të cilave nuk janë publikuar kurrë.