Cimento, opozita provokon shtyrjen: Te vije Xhuveli
Me konsensus, Kuvendi vendosi dje te shtyje serish projektin e debatuar “Per heqjen nga fondi pyjor kombetar i parcelave ne ekonomine pyjore Kraste-Kuje. Siperfaqe qe do te perdoren per ndertimin e fabrikes se cimentos nga shoqeria “Gener 2”. Ky eshte nje nga projektet me te kritikuara te opozites se majte, e cila kerkoi dje shpjegime se pse rreth 600 hektare toke pyje e kullota jane dhene pa leke ketyre shoqerive. “Qeveria duhet te jete e pranishme ne diskutimin e ketij projekti shume te rendesishem dhe t’u pergjigjet pyetjeve te opozites”, kerkoi nenkryetari Grupit socialist, Erion Brace. Sipas tij, eshte e nevojshme te sqarohet nje here e mire si po behet shkaterrimi i qindra hektareve pyje, ku do te krijohen ato dhe sa demtohet ambienti. Per kerkesat e opozites, drejtuesi i seances, Fatos Beja, beri dhe pushim ne pritje te ardhjes se ministrave qe merren me kete ceshtje si Genc Ruli dhe Lufter Xhuveli. Mungesa e tyre beri qe projekti te shtyhet per javen e ardhshme. Opozita denoncoi dhe disa dite me pare ne Kuvend ndertimin njera pas tjetres te fabrikave te cimentos ne Shqiperi. Madje, permendi ndihmen qe po i jep Kryeministri Sali Berisha kesaj firme, e cila, sipas Taulant Balles, i ka zyrat vetem dy kate me poshte shtepise se kreut te ekzekutivit.